Flash

Arsyeja pse Angelina Jolie po shtyn procesin e divorcit me Brad Pitt

Lapsi.al 21 August 2020
Arsyeja pse Angelina Jolie po shtyn procesin e divorcit me Brad Pitt
Aktorja Angelina Jolie  është akuzuar se fundmi  se qëllimisht  po vonon procesin e divorcit me aktorin Brad Pit pasi ajo paraqiti një kërkesë për të larguar gjyqtarin John W. Ouderkirk nga proceset. Përfaquesja ligjore e Jolie ka deklaruar  se klientja e saj dëshiron vetëm një gjykim të drejtë ‘pa favore speciale’ as për veten e saj, as për Pitt. “E gjitha çfarë klientja ime është duke kërkuar, është që të jetë një proces i rregullt i bazuar në fakte, pa asnjë favor të veçantë që i ofrohet asnjërës palë”, u shpreh avokatja e Jolie, Samantha Bley DeJean, për UsWeekly .Deklarata shton: “E vetmja mënyrë që palët ndërgjyqëse mund t’i besojnë procesit është që të gjithë të përfshirë të sigurojnë që të ketë transparencë dhe paanshmëri”.Raporti shton gjithashtu një koment nga Neama Rahmani, presidente e Avokatëve të Gjyqit West Coast, e cila beson se gjykatësi Ouderkirk është ‘i njëanshëm në favor të Brad’ për shkak të lidhjeve personale që ata kanë.Një burim i brendshëm së fundmi i tha UsWeekly për betejën e divorcit: “Ata janë në një bllokim total. Dhe duket se nuk ka fund”.Siç ishte raportuar më parë në dokumentet gjyqësore, Jolie pretendoi se Ouderkik – i cili martoi çiftin në dasmën e tyre në vitin 2014 – nuk arriti të zbulojë ‘marrëdhëniet e vazhdueshme të biznesit dhe profesionale’ që ai kishte me ekipin juridik të Pitt.Sidoqoftë, Pitt u përgjigj në letrat e paraqitura më 13 gusht, duke e quajtur thirrjen e Joliet një ‘Hail Mary’ – një referencë e Futbollit Amerikan për të vonuar qëllimisht një lojë.Në to, ekipi juridik i Pitt akuzon aktoren se po vonon çështjen, duke shtuar se do të jenë fëmijët e tyre ata që do ‘lëndohen  më shumë’ nga mbajtja peng e divrocit.Gazetat përshkruajnë kërkesën e Jolie si ‘një përpjekje të mprehtë nga Jolie për të vonuar gjykimin e çështjeve të kujdestarisë në pritje të gjatë në këtë rast’.Ish-çifti që u ndanë në vitin 2016, duke i dhënë fund një marrëdhënie 12-vjeçare dhe dy vjet martesë. Ata  kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, 19, Pax, 16, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI