Flash

Albini si anti model i një qytetari në republikë bananesh

Lapsi.al 21 August 2020
Albini si anti model i një qytetari në republikë bananesh
Albin Kurti ka dhënë një tjetër shembull prej politikani me shtyllë kurrizore që i respekton bindjet e veta. Duke refuzuar një ftesë nga përfaqësues të diaporës në SHBA, për të marrë pjesë në tubimin për koordinimin e veprimeve me presidentin në largim, Hashim ThaçI dhe kryeministrin patericë të tij, Avdulla Hoti, ai ka shkuar shumë më larg sesa ajo që i kërkohej. Ai ka apeluar unifikimin e faktorit shqiptar, për të kundërshtuar Riçard Grenellin si të derguar special të dialogut Serbi- Kosovë. lexo me tej:

Albin Kurti godet fort Rik Grenellin: “Shqiptarët duhet të angazhohen për zëvendësimin e tij”

Se çfarë peshe ka një deklaratë e tillë, ajo mund të perceptohet nga një titull që qarkulloi sot në disa media on line të Kosovës: “Lideri i Vetëvendosjes i vë kushte Amerikës”. Pra mjafton kjo antitezë për të përshkruar gjithçka. Ajo lë të kuptohet donkishotizmin e një njeriu të vetëm që ngrihet kundër hiperfuqisë 300 milionëshe, herezinë e një kokëkrisuri në një mjedis që sillet me servilizëm të pështirë ndaj çlirimtarëve të dy dekadave më parë, symbylltësinë për të mos mbijetuar në politikë duke u sjellë si yessman i Ame(l)ikës. Kjo lloj qasjeje, tipike prej subjektesh të nënshtruar në republika babanesh, që synon të mbysë argumentet me dhunën e më të fuqishmit dhe të menduarit mendjehapur me arrogancën e atij që nuk pranon dialog, është shumë e përhapur, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Dikush mund të shprehë rezerva për paligjshmëritë mbi të cilat po ngrihet Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, kundërshtarët e tij i përgjigjen: “po këtë e pranon Amerika”. Dikush mund të nervozohet se rikthyem sërisht zgjedhjet moniste, të dytët i thonë po ato i njohu Uashingtoni. Dikush revoltohet se nuk mund të përmbyset një qeveri e votuar masivisht, ata që justifikojnë LDK-në i’a kthejnë se qe porosi e përtej Atlantikut. Pikërisht, në këtë sens, është i vlefshëm edhe qëndrimi i sotëm i Albin Kurtiti. Ai tenton ta zhveshë debatin politik nga klishetë idiote që e bëjnë një vend dhe një qytetar të humbasë respektin për veten. Ai apelon për t’u mbështetur tek arsyeja dhe logjika. Duke bërë thirrje për largimin e Riçard Grenellit si udhëheqësi i dialogut mes dy armiqve historikë, lideri i Vetëvendosjes  tenton ta zhvendosë debatin nga, kush është më i madhi dhe cili më i vogli, kush duhet të urdhërojë dhe cili të bindet, në një rafsh racional. Pyetjet që ai tenton të nxjerrë në pah janë themelore: A duhet të pranojnë shqiptarët një “arbiter” që u angazhua në rrëzimin e një qeverisjeje që shprehte vullnetin e votuesve? A duhet të mbyllin ata sytë ndaj formimit të një kabineti, që do shkojë drejt dialogut me Beogradin duke u varur nga votat e listës serbe? A duhet të pajtohen me parimin e Grenellit se viktimat duhet të heqin dorë nga reciprociteti, ndërsa agresorët e djeshëm mund të bëjnë ç‘të duan?  A duhet të plogështohen ndaj këmbënguljes që marëveshja të bëhet shpejt , pasi afatet kohore janë më të rëndësishme sesa cilësia e saj? Foreign Policy: Takimi në SHBA u gatua keq nga Grenell që prej fillimit Natyrisht, këto dilema nuk kanë nevojë për përgjigje. E vetmja që atyre mund tu kundërvihet është shprehja standarte: “epo nuk mund ta humbin aleatin tonë të madh Amerikën”. Por në reagimin e sotëm, Albi Kurti e ka një përgjigje edhe për këtë. Ai ka sjellë në vëmendje historinë e diplomatit amerikan Gelbard, që një vit para ndërhyrjes së NATO-s më 1998, e kategorizoi UCK-në si organizatë terroriste. Pra, me mendësinë e atëhershme, ThaçI, Veseli dhe Haredinaj e meritonin plotësisht fatin që mund ti rezervojë sot Gjykata Speciale. Ata ishin thjeshtë kriminelë, ose në rastin më të mirë agjentë të Millosheviçit, ashtu sikurse mendonin të njëjtët njerëz që dje ishin me Gelbardin dhe sot me Grenellin. Por, fakti se shumica e shqiptarëve nuk pranuan ti shohin çlirimtarët e tyre me sytë e emisarit amerikan, si dhe një fat aq i madh sa rallë përsëritet dy herë për disa shekuj, bënë që gjërat të ndryshojnë. Dhe ky është rasti tipik, kur jo servilizmi, por këmbëngulja në bindejt e tua, bën që të fitosh edhe respektin e Amerikës, që pastaj e shndërroi në aleate të saj UCK-në. Pikërisht, për evokimin e këtij shembulli, si dhe për hapjen e debatit lidhur me mënyrën se si duhen parë gjërat, ka një meritë të veçantë Albin Kurti. Më shumë sesa mbetja apo largimi i Rik Grenellit nga arbitrimi i dialogut, ky është një diskutim që ka të bëjë me modelin tonë politik, me sjelljen prej yesmeni të shtetarëve që vjedhin shqiptarët e i nënshtrohen amerikanëve, me një psikozë të përhapur gjërësisisht, se arsyeja dhe logjika duhet ti nënshtrohen urdhrave të aleatit të madh. Analiza e analizave/ Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit Të sillesh ndryshe në një mjedis politik, ku edhe kur e shigjeton për vdekje ambasada e SHBA-së, çdokush reket të gjejë ndonjë presje a togfjalësh për ta shitur se deklarata qe në favorin e tij, përbën një rast të veçantë në anët tona.  Ky shkallmim i mureve të hipokrizisë dhe prishje e lojës të të qënit ‘politikisht korrekt” është modeli që na propozon Albin Kurti. E për këtë edhe kur nuk e votojmë, do të duhej së paku t’a falenderojmë, pasi na ysht, që para se të nënshtrohemi, të përpiqemi të arsyetojmë me mendjen tonë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvi...

13:58

Dy risqet e bastit të Bashës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të br...

13:34

Kë do të kthejë PD në parlament?

Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së për...

15:55

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në...

15:25

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht d...

14:53

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI