Flash

Njihuni me kauzën e stilistit libanez për t'i ardhur në ndihmë Beirutit

Lapsi.al 20 August 2020
Njihuni me kauzën e stilistit libanez për t'i ardhur në
Disa personazhe të famshëm janë shfaqur në profilet e tyre në rrjete sociale me disa bluza T-shirt që shkruajnë: “Rise from the ashes” – (Do të ngrihemi nga hiri). Bluzat mbajnë firmën e stilistit të famshëm libanez Zuhair Murad dhe kjo është një nismë e tij për t’i ardhur në ndihmë Bejrutit pas tragjedisë së 4 gushtit, ku qindra njerëz mbetën të vrarë e mijëra të plagosur. Duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë iniciativë, në mënyrë që të ndihmojnë banorët e Bejrutit që kanë humbur shumë në shpërthimin e pak javëve më parë, Murad u ka kërkuar miqve të tij të njohur ta ndihmojnë në ndarjen e mesazhit. Ndër të parat që e kanë mbështetur nismën, kanë qenë: Sofia Vergara, Alessandra Ambrosio, Courteney Cox, Shanina Shaik etj.
100% e fitimeve nga këto T-shirte që janë limited edition, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia. “Së bashku ‘Do të ngrihemi nga hiri’”, -ka shkruar stilisti, duke u bërë thirrje të gjithëve të ndihmojnë popullin e Bejrutit duke u bërë pjesë e kësaj nisme.

Të këshilluara

Aktori Jesse Metcalfe në një lidhje të re

Aktori i “The Desperate Housewives”  Jesse Metcalfe raportohet se është në një lidhje të re me modelen kanadeze, Corin Jamie Lee Clark, gjashtë muaj pas ndarjes...

14:00

Aktori turk Can Yaman përfundon në gjykatë

Aktori Can Yaman ka përfunduar në gjykatë dhe lajmi po bën bujë në mediat e huaja. Can Yaman i cili u bë shumë i njohur me rolin e “Xhanit” në serialin “Një put...

12:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI