Flash

Tuba Büyüküstün revoltohet me median rozë: Jeni çmendur

Lapsi.al 19 August 2020
Tuba Büyüküstün revoltohet me median rozë: Jeni

Aktorja e njohur turke, Tuba Büyüküstün, pak kohë më parë i dha fund lidhjes së saj me producentin Umut Evirgen, pas 3-vjetësh bashkë. Lajmi u përhap shpejt në muajt e karantinës nga mediat turke dhe më vonë, u konfirmua edhe nga vetë aktorja. Por showbiz-i në Turqi ka nisur ta ketë sërish këto ditë në qendër të vëmendjes aktoren e njohur, pas spekulimeve se ajo mund të jetë në një lidhje të re dashurie me aktorin dhe drejtorin Cevdet Mercan. Büyüküstün reagoi ashpër pas këtij lajmi të publikuar nga mediat turke, edhe për shkak se Cevdet Mercan është mik i ngushtë me ish-bashkëshortin e saj, Onur Saylak. Pas divorcit me Onur Saylak, aktorja u pa e shoqëruar me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin pati një lidhje 3-vjeçare. Sipas mediave turke, Büyüküstün dhe Mercan janë parë duke shëtitur dorë për dore ndërsa dilnin nga një apartament në Bebek. Por lajmi, në të vërtetë, e ka revoltuar shumë aktoren e bukur, aq sa ka reaguar ashpër edhe në profilin e saj.

“Kam të drejtë ta bëj këtë reagim pas mungesës së respektit tuaj. Duhet të jeni të çmendur. Të surprizoni aty ku sulmoni. Është shumë e thjeshtë të luash me njerëzit. Shikoni edhe një herë brenda vetes nëse ju ka mbetur ende ndërgjegje. Sepse nëse keni ndërgjegje, jeni njerëz.”

Ndërkohë, Umut Evirgen, biznesmeni që pati një lidhje 3-vjeçare me Tuba Büyüküstün, gjithashtu përflitet se është në një lidhje të re me aktoren Melisa Şenolsun.Në media, madje, kanë dalë edhe fotot e çiftit të ri të showbiz-it gjatë pushimeve.Javën e kaluar aktorja Tuba Büyüküstün, konfirmoi se i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin jetoi një kohë të bukur për plot 3 vite.

"Jemi ndarë para pak muajsh. Prania e tij në jetën time ishte shumë e bukur. Mendoj se privatësia jonë duhet respektuar.”

Të këshilluara

Arrestohet ish- i dashuri i George Michael

Ish- i dashuri i këngëtarit të ndjerë George Michael është arrestuar sërish nga policia. Fadi Fawaz u ndalua nga oficerët e policisë në Londër pa...

15:05

Ndërron jetë Ben Cross

Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Aktori është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams,...

13:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI