Flash

Propaganda Covid/ Si u shtuan testet me 300 apo 400 tampona në ditë

Lapsi.al 19 August 2020
Propaganda Covid/ Si u shtuan testet me 300 apo 400 tampona në ditë

Kush e ndjek me vëmëndje përditësimin e shifrave të pandemisë në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk e kaloi pa vënë re një kapërcim të habitshëm të numrit të testeve të tamponit nga data 17 në 18 Gusht.  Numri i rasteve të reja të zbuluara lëvizi shumë pak, kurse numri i testeve të tamponit thuajse u dyfishua.

Të  hënën në 17 Gusht u kryen 501 teste dhe u zbuluan 119 raste të reja, ndërsa të martën në 18 Gusht u kryen 932 teste dhe u zbuluan 155 persona të konfirmuar pozitivë me Covid-19. Çfarë ndodhi?

Kjo lëvizje e shifrave në realitet i dedikohet faktit se duke filluar nga mesi i këtij muaji testet e tamponit mund të kryhen edhe në laboratorët privatë të çertifikuar nga Ministria e Shëndetësisë, siç ishte njoftuar më parë. Tamponi mund të kryhet përkundrejt një çmimi që shkon rreth 120 euro.

Klientët nuk janë thjesht ata që dyshojnë se janë prekur nga covid dhe që mund ta përballojnë shumën në fjalë. Një kategori tjetër, që fatmirësisht gëzon shëndet të plotë, por që duhet të udhëtojë jashtë vendit për punë apo pushime e ka shfrytëzuar këtë mundësi.

Rasti më i afërt, ishte ai i mijëra emigrantëve që duhet të kalonin për në Greqi, por që nga data 17 Gusht duhet të kishin testin e tamponit të përkthyer në anglisht.

Por, ajo që duhet sqaruar në këtë rast është se asgjë nuk ka ndryshuar në kapacitetet e testimit në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë. Shifrat janë mbledhur në mënyrë hileqare dhe janë pasqyruar bashkë në statistikat e 24 orëve të fundit, si pjesë e propagandës, se kapacitetetet në luftën kundër Covid po rriten dita ditës.

“Numri i testeve është rritur ai ka lëvizur në varësi të trendeve javore dhe ditore që kanë qenë në rritës pavarësisht ditëve. Testet e kryera së fundmi janë të gjithë testet e bëra në Shqipëri në laboratorët publik dhe privat që janë të liçensuar për këtë" u shpreh kryetarja e Komitetit të Ekspertëve gjatë një interviste në Abcnews.

E vërteta është se ata që i drejtohen laboratorit privat, nuk janë zbuluar nga gjurmimi, apo nuk kanë qenë kontakte të dyshuara me të prekurit nga Covid. Prandaj, bashkimi i shifrave për këto teste që kryhen në laboratorët privatë mund të shërbejë më shumë për manipulimin e të vërtetës në lidhje me punën që po kryhet për testimin dhe gjurmimin e rasteve në terren.

Për të kuptuar se si manipulohet e vërteta përmes shifrate pas qindra testeve që kryhen në laboratorët privatë, mund të bëhet një krahasim i thjeshtë.

Në datën 17 Gusht u testuan 510 persona dhe me datën 18 Gusht u testuan 932 persona. Diferenca është e ndjeshme në teste, por numri i personave që rezultojnë pozitivë nuk i përgjigjet rritjes së numrit të testeve.

Në 17 Gusht u zbuluan 119 raste pozitive, ndërsa në 18 gusht u zbuluan 155 raste pozitive. Në 17 Gusht përqindja e pozitivitetit është 23%, ndërsa në 18 Gusht ajo ka rënë në rreth 16%. Diferenca nga njëra ditë në tjetrën është 7%.

Kjo diferencë në raportin e rasteve pozitive me ato të testuara, tregon një luhatje aq të madhe të shifrave, saqë këto bëhen të pabesueshme.

Kuptohet që një pjesë e mirë e testeve të kryera në laboratorët privatë nuk janë raste të dyshuara me covid, por janë kryer nga klientë krejt të shëndetshëm që kërkojnë tamponin për të udhëtuar jashtë vendit, apo thjesht se kanë mundësinë për të qenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, propaganda për shtim të kapaciteteve është pjesë e fjalëve boshe dhe shton konfuzionin e situatës reale me numrin e të prekurve. Ajo që mbetet e qartë është se nuk ka asnjë ndryshim në kapacitetet e trajtimit të pandemisë të terren.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI