Flash

Ellen kërkon falje nëpërmjet videocall pas akuzave se bullizonte stafin

Lapsi.al 19 August 2020
Ellen kërkon falje nëpërmjet videocall pas akuzave se bullizonte

Ellen DeGeneres i ka kërkuar falje stafit të saj përmes videocall. Një burim ka rrëfyer për People se Ellen tha që nuk ishte e përsosur dhe shpjegoi se ajo po përpiqet të jetë personi më i mirë që mundet. Gjithashtu moderatorja pranoi se po mundohet të mësojë nga gabimet e saj. Nisur nga akuzat e bëra publike së fundmi, Ellen mësohet se është shprehur se i kërkon falje kujtdo nëse i ka lënduar ndjenjat në çfarëdo mënyre. Burimi tha se Ellen ishte e emocionuar, gjatë videocall.

"Ajo e pranoi që mund të bëhej introverte ndonjëherë dhe kërkoi falje nëse kjo gjë ka lënduar dikë. Ata po marrin masa që kjo të mos ndodhë kurrë më dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ellen. Ajo u emocionua kur i pa të gjithë. Ata janë familje”, -u shpreh burimi për People.

Reagimi i moderatores vjen pas pretendimeve se shfaqja e saj ka një mjedis toksik pune. Ellen DeGeneres Show ndërpreu marrëdhëniet me prodhuesit Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman pas raportimeve për bullizëm, ngacmim seksual dhe racizëm në mjedisin e punës.

Të këshilluara

Arrestohet ish- i dashuri i George Michael

Ish- i dashuri i këngëtarit të ndjerë George Michael është arrestuar sërish nga policia. Fadi Fawaz u ndalua nga oficerët e policisë në Londër pa...

15:05

Ndërron jetë Ben Cross

Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Aktori është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams,...

13:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI