Flash

Brenda dhomës së vajzës së Katy Perry dhe Orlando Bloom (VIDEO)

Lapsi.al 19 August 2020
Brenda dhomës së vajzës së Katy Perry dhe Orlando Bloom
Katy Perry dhe Orlando Bloom do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze. Ndërkohë që shumë pak ditë i ndajnë nga lindja, Perry dhe Bloom i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe sigurisht që edhe dhoma e bebushes është gati. Katy është aq e emocionuar për ardhjen e të voglës, saqë nuk ka rezistuar pa i ndarë me të gjithë pamjet nga dhoma e saj. Siç mund ta mendoni dhoma është e gjitha rozë! Ka disa detaje që të shkrijnë zemrën që në hyrje, siç janë rrobat super të vogla të varura në mur. Në video shfaqet krevati i bardhë, lodrat, madje edhe një trupore me fytyrën e Orlando Bloom të stampuar kudo. Për sa i përket emrit të vogëlushes, duket se çifti nuk e ka ende të qartë, por gjatë një interviste me ET Canada, këngëtarja tha se Harley i pëlqente si opsion. Gjatë intervistës ajo konfirmoi gjithashtu se planifikon të ketë më shumë fëmijë, duke thënë, "Nuk do të kem vetëm një fëmijë, mendoj... Dua të them, shpresoj. Shpresoj! Le të shohim se çfarë ka rezervuar universi për mua!”

Të këshilluara

Arrestohet ish- i dashuri i George Michael

Ish- i dashuri i këngëtarit të ndjerë George Michael është arrestuar sërish nga policia. Fadi Fawaz u ndalua nga oficerët e policisë në Londër pa...

15:05

Ndërron jetë Ben Cross

Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Aktori është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams,...

13:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI