Flash

Pas ndarjes miliona dollarëshe, Berlusconi prezanton të dashurën

Lapsi.al 18 August 2020
Pas ndarjes miliona dollarëshe, Berlusconi prezanton të dashurën

Më 4 mars të 2020-ës, u bë i ditur lajmi se Silvio Berlusconi ishte ndarë nga partnerja e tij, Francesca Pascale, pas 12 vitesh së bashku.

Këtë të mërkurë, më 12 gusht 2020, revista “Chi”, e cila është në pronësi të miliarderit, ka shpërndarë foto ekskluzive të çiftit të ri, gjatë pushimeve në qytetin e tij, Certosa, në Sardenjë. Marta Fascina, lindur më 9 janar 1990 vjen nga Kalabria. E diplomuar për letërsi nga Universiteti La Sapienza në Romë, ajo iu bashkua zyrës së shtypit dhe marrëdhënieve me publikun të "Forza Italia" në Milano, përpara se të bëhej Anëtare e Repulikës Italiane në vitin 2008. Në llogarinë e saj në Instagram ,me rreth 5.000 ndjekës, ajo shpërndan më së shumti lajme apo citime të Silvio Berlusconi-t.

Ish-kryeministri i Italisë ka qenë jo pak herë në vëmendjen e mediave rozë. Në vitin 1965 ai u martua me Carla Dell’Oglio me të cilën pati dy fëmijë, Maria (54 vjeç) dhe Pier (51 vjeç). Në 1980, ndërkohë që ishte i martuar, Silvio Berlusconi pati një lidhje me aktoren Veronica Lario. Katër vite më vonë, kjo e fundit lindi një vajzë, Barbara, e cila bëri që biznesmeni të divorcohej dhe të jetonte plotësisht me “të dashurën” e tij. Së bashku, çifti ka edhe dy fëmijë, Eleonora (34 vjeç) dhe Luigi (32 vjeç). Më në fund, pas 10 vitesh, Silvio Berlusconi martohet me Veronica Lario-n. Në maj të vitit 2009, e acaruar nga sjellja e burrit të saj dhe marrëdhëniet me gra më të reja se ai, aktorja bëri kërkesë për divorc. Para se të ishte në një lidhje me Marta Fascina, Silvio Berlusconi ka qenë në një lidhje për dymbëdhjetë vjet me Francesca Pascale, një aktiviste e re nga partia e tij. Kjo e fundit, do të marrë një pagesë prej 20 milionë eurosh nga ndarja dhe një kompensim vjetor prej 1 milion eurosh.

 

Të këshilluara

Motra e Sharon Stone infektohet me Covid-19

Aktorja  Sharon Stone, ka zbuluar me anë të një statusi se motra e saj Kelly është infektuar me Covid-19. Sharon ka zbuluar pamjet nga dhoma ku duket një tub g...

15:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI