Flash

Disney konfirmon personazhin e parë biseksual në një film vizatimor

Lapsi.al 18 August 2020
Disney konfirmon personazhin e parë biseksual në një film

Diversiteti po arrin të depërtojë edhe në Disney Channel. Në “The Owl House”, vajza 14-vjeçare, Luz Noceda është personazhi kryesor i serialit. Pixar shfaqi një personazh kryesor homoseksual në një film të shkurtër në Disney Plus, por Luz është personazhi i parë biseksual që bën një debutim në një serial vizatimor.

Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit, për t’u bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike. Një adoleshente e gjen veten të mbërthyer nga e keqja demonike dhe lufton forcat e së keqes së bashku me një magjistare rebele dhe një luftëtar. “Në fillim, drejtuesit e Disney nuk ishin shumë të kënaqur me idenë e të paturit karaktere LGBTQ+” tha Dana Terrer, krijuesja e serialit, në një postim në Twitter. "Fatmirësisht kokëfortësia ime shpërblehet dhe tani jam shumë e lumtur me mbështetjen aktuale të Disney."  Terrer ka marrë shumë reagime pozitive nga shikuesit. Shumë njerëz e falenderojnë për përfaqësimin e komunitetit LGBTQ+, duke thënë se ata do të donin të kishin patur një serial të tillë, kur ishin fëmijë. Ajo inkurajon të tjerët të luftojnë për atë që duan të shohin të përfaqësuar në media dhe shoqëri.

Të këshilluara

Motra e Sharon Stone infektohet me Covid-19

Aktorja  Sharon Stone, ka zbuluar me anë të një statusi se motra e saj Kelly është infektuar me Covid-19. Sharon ka zbuluar pamjet nga dhoma ku duket një tub g...

15:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI