Lubonja për situatën në Kakavijë: Nuk ndërhyri diplomacia, por Janullatosi! Skandal!
Teza kryesore e presidentit është se “një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla që cenojnë jo vetëm integritetin dhe dinjitetin e shtetasve”. Për të mbështetur hipotezën se kjo nuk ka ndodhur ai ka ngritur edhe disa argumenta: “Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët para se të niseshin mbi kushtet e hyrjes në kufirin me vendin fqinj. As për tamponët në 72 orët e fundit, as për rezultatin e përkthyer në anglisht, dhe asnjë informacion tjetër nuk u dha....Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi? Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë qeveria shqiptare? A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme mbi kuotën e leje kalimit prej 700 personash në ditë” ka këmbëngulur presidenti. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe nëse do të ishin njoftuar për të gjitha këto, kostoja e tamponit është shumë e lartë, prandaj shteti duhet t'i paraprinte duke ia ofruar gratis këtë shërbim qytetarëve të vet. Në këto kushte dhe pas asaj që ndodhi, secili politikan i përgjegjshëm, edhe nëse nuk do kishte pikë respekti personal për Ilir Metën, edhe nëse nuk do të donte t'ia dinte për institucionin e presidentit, e kishte obligim para vuajtjes së mijëra qytetarëve të shpjegonte se sa qëndrojnë këto pretendime: Ku kishte vend për të marrë përgjegjësi dhe ku po abuzohej me kritikën. Por në vend që të bënte këtë, Rama iu përgjigj Metës njësoj si Agron Llakajt (lexo poshtë).Andi Bushati: Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama
Ai nxori nga xhepi batutat me baba Xhike, u tall me LSI, sikur problemi të qe Iliri dhe Monika dhe nuk dha asnjë sqarim real për krizën.“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkroi ai. Pas kësaj secili e ka të qartë se sa qëndrojnë pikëpyetjet për paaftësinë e qeverisë me pushime, për t'i dalë përpara kësaj krize. ©Lapsi.al