Flash

Koronavirusi/ Ngushtohet dara e izolimit për shqiptarët

Lapsi.al 17 August 2020
Koronavirusi/ Ngushtohet dara e izolimit për shqiptarët

Ndërsa Bashkimi Europian vendos çdo dy javë të shtyjë masat izoluese për shkak të krizës së koronavirusit, duke futur në listën e zezë edhe Shqipërinë, lajmet e këqia për mundësinë e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë po shtohen.

Polonia ka njoftuar të shtunën në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë. Përveçse përbën një goditje e rëndë për turizmin shqiptar, sepse polakët ishin ndër turistët kryesorë të huaj që erdhën këtë verë në Shqipëri, së bashku me bjellorusët dhe ukrainasit, ajo heq edhe një mundësi të artë më pak për të shkuar drejt Europës. Kohët e fundit Varshava ishte shndërruar një aeroport i rëndësishëm transit për shtetasit shqiptarë.

Edhe kriza humanitare e fundjavës që sapo kaloi ne Kakavije erdhi si pasojë e vendimit të shtetit grek për të kufizuar masat e lëvizjes. Shtetasit me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ filloi të kërkohet nga data 17 gusht dhe pas tij do të shoqërohet me karantinë, për të gjithë ata q kanë leje qëndrimi në Greqi.

Edhe një pikë e rëndësishme për bashkëkombasit tanë, si Italia, mbetet e bllokuar me përjashtim të atyre që kanë leje qëndrimi. Ata që bëjnë pjesë tek grupi i vogë i të përjashtuarve do ti nënshtrohen testit në pikat kufitare dhe thuhet se ky test shqiptarëve do tu bëhet falas. Në grupin e të privilegjuarve që mund të kapërcejnë Adriatikun janë ata që kanë arsye të fortë pune, si përshembull ata që merren me import eksport, ata që kanë arsye emergjente shëndetësore të provuar duke marrë vërtetim nga mjeku italian të çcertifikuar edhe nga ambasada shqiptare si dhe njerëzit e afërt të atyre që janë rezidentë (bashkëshorti/bashkeshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), të provuara me dokumentacionin përkatës.

Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk duket se do të ndryshojë së shpejti. Austria lejon tranzitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga Vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia). Gjithashtu, hyrja nga Shqipëria edhe e shtetasve me leje qëndrimi lejohet nëse personat kanë test negativ, i nënshtrohen karantinimit ose kryejnë testin brenda 48 orëve nga hyrja.

Pak a shumë të njëjtat masa kërkon edhe Gjermania, e cila mbetet e izoluar për lëvizjen e lirë, por që nuk e ka, tani për tani, të obligueshëm testin e Covid 19 në kufijtë e saj. Ata që kanë leje qëndrimi në kët vend duhet të vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani; të izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm dhe prej aty me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Ndonëse Zvicra nuk e ka renditur Shqipërinë mes vendeve që i përkasin zonës së kuqe, lëvizja e lirë mbetet e ndaluar, por për ata që kanë mundësi udhëtimi, karantinimi nuk është i detyrueshëm.

Sot shqiptarët lirshëm mund të udhëtojnë drejt rezorteve të Turqisë me agjensi ajrore, drejt Maqedonisë pa pasur nevoj për testim dhe Malit të Zi me një test të 48 orëve të fundit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI