Flash

Kaosi i Kakavijës/ Të gjitha piruetat e Ramës për t'iu shmangur përgjegjësisë

Lapsi.al 17 August 2020
Kaosi i Kakavijës/ Të gjitha piruetat e Ramës për t'iu
Nga vila qeveritare në Dhërmi, kryeministri Rama tentoi të ngrejë një alibi që e shfajëson nga dështimi me situatën në Kakavijë, atë vetë si kryeministër dhe si Ministër i Jashtëm dhe të kabinetit qeveritar. Por versioni që ngre Rama përmes interpretimesh dhe krahasimesh të paqena, fut ujë në disa vrima. Duket se sa më shumë reagon kryeministri dhe të tijtë, aq më e qartë bëhet neglizhenca dhe paaftësia e kabinetit që ai drejton përballë një situate që shkaktoi vuajtjen e mijëra njerëzve. GREKËT NJOFTUAN PëR MBYLLJEN E KUFIRIT Që Në 5 GUSHT Për t’i shpëtuar lumit të sharjeve në rrjetet sociale dhe akuzave që i bëheshin për situatën, Rama përdori stereotipin e vjetër të “greko maskarait”. Fillimisht e nxiti mllefin drejt grekëve, duke vënë në dyshim masat e marra nga shteti fqinj për testin e tamponit. Në statusin me titull “Bjeri grekut”, kryeministri shkruan:
“Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji”
I qëndroi të njëjtës temë, duke i dalë në mbrojtje autoriteteve greke, që sipas tij nuk mund të fajësoheshin që kishin zgjedhur këtë strategji, njësoj si shumë shtete të tjera europiane.
“Në këtë rast, nuk ka asnjë arsye "për t'i rënë grekut" dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi”
Por tema e padrejtësive greke përkundrejt shqiptarëve sot e më herët në histori, u rrëzua shpejt. Një letër që publikoi presidenca, tregon se autoritetet greke njoftuan ambasadën shqiptare për mbylljen e kufijve që në datën 5 Gusht. Ambasadorja Adriana Hobdari ia përcolli njoftimin, kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama duke e njoftuar për atë që pritet të ndodhte, por për emigrantët shqiptarë nuk pati asnjë fushatë informimi apo sensibilizimi për shmangien e radhëve në ditët e fundit në kufi. LUTJET PëR JANULLATOS Me krijimin e radhëve të gjata në Kakavijë dhe me situatën e rënduar, pritej që diplomacia shqiptare të bënte të pamundurën për t’i dhënë zgjidhje problemit. Por siç dihet gjatë asaj kohe, Ministri i Jashtëm, Edi Rama ishte me pushime në Dhërmi, ndërsa zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj siç raportuan median, kishte fikur telefonin. Atë që ndodhi në prapaskenë e zbuloi Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, që foli për një zgjidhje “partizançe”. Një telefonatë me Janullatosin duket se ka qenë më efektive se kanalet diplomatike të shtetit shqiptar. “Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën" e atyre që dinë vec cfarë nuk duan” shkroi Majko në Facebook, duke konfirmuar më vonë ndërhyrjen e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. GAFA ME FOTON Si në shumë skandale të tjera, nuk mungoi edhe kësaj radhe përpjekja për ta relativizuar vuajtjen dhe lodhjen e mijëra shqiptarëve në Kakavijë. Por kësaj radhe, një foto e marrë nga një shkrim në Ekathimerini, nxorri bllof vetë kryeministrin. Sipas Ramës foto më poshtë tregon situatën në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë, por në fakt, të dhënat janë krejt ndryshe. Sipas Partisë Demokratike foto është përdorur nga arkiva e Ekathimerini dhe tregon kamionat në kufirin mes dy vendeve në shkurt të vitit 2016. (LINKU KETU)
“Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë. Shkrimi i i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Ed Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve” tha Arben Kashahu, sekretar për marrëdhëniet me jashtë ne PD.
INTERPRETIMI I AKSIDENTIT ME VDEKJE TË FËMIJËS 10 VJEÇ Ngjarja më e rëndë në katastrofën 5 ditore në Kakavijë ishte padyshim aksidenti tragjik i fëmijës 10 vjeç në radhët kilometrike. Ambulanca që ecte me shpejtësi sipas dëshmitarëve okularë dhe sipas raportimit të gazetarëve, ishte bosh në momentin që përplasi për vdekje të miturin. Në mënyrë të panevojshme, nga kryeministri Rama erdhi një interpretim për ngjarjen, që është ende nën hetim nga prokuroria. Duke njoftuar ndihmën prej 500 mijë lekësh për familjen, kryeministri Rama u shpreh se fëmija “i preu rrugën ambulancës”. Interpretimi ishte në vazhdën e një statusi në Facebook të Blendi Gonxhes, që pas tragjedisë fajësonte nënën e 10 vjeçarit për aksidentin dhe është e qartë se tenton të shfajësojë përgjegjësinë e autoriteteve në lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI