Flash

Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama

Lapsi.al 17 August 2020
Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama

Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është çuditur se si kryeministri i vendit gjeti kohën të replikonte me drejtuesin e emisionit humoristik “Al Pazar”, Agron Llakaj. Disa me siguri, kur kanë parë këtë stuhi në gotë, midis tragjedisë të madhe që ngjante me “Autostradën e Jugut’ të Kortazarit, kanë menduar se Rama ka nisur avazin e zakonshëm.  

Sipas një klisheje të gatshme, ata kanë besuar se ai ka nxjerrë pjesën më të keqe të njeriut që nuk i duron kritikat, duke agresuar atë që ironikisht e etiketoi si “komedian” (pra se është duke luajtur një rrol dhe jo duke thënë të vërtetën). Ndoshta e kanë memorizuar edhe këtë sulm në morinë e stërgjatë të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj intelektualëve, gazetarëve, aktorëve dhe opozitarëve që refuzojnë ti bëjnë fresk autokratit të vetëkënaqur.

Por, po të shihen me kujdes tekstet e përplasjes së kryeministrit me humoristin, kleçka fshihet tjetërkund. Ajo qëndron në manipulimin e thelbit të këtij konflikti.

Në mesazhin e tij, drejtuesi i “Al Pazar” thoshte troç se shtetit shqiptar i kanë rënë të mbathurat përtokë (lexoje poshtë). Ndërsa Rama u përgjigj se nuk është e vërtetë që grekët na i kanë zbritur ato në fund të këmbëve.

Kakavija në krizë/ Rama gjen kohë të tallë Agron Llakajn

Pra qëllimi i kryeministrit në këtë debat ka qenë i qartë, ta eksportojë problemin nga paaftësia mbresëlënëse e administratës së tij që shëllohej në diell me pushime, tek mëria shqiptaro- greke që kërkon vetëm një shkëndijë për tu ndezur.

Po të shikosh edhe pjesën tjetër të komunikimit të tij publik në këto ditë, qasja është e njëjtë. Ndërsa kritikët i kërkonin llogari se përse nuk morri më shpejt masa kur situata e çdo gushti në kufijtë me Greqinë dihet edhe në kohë normële e jo më në kohë pandemie, se pse u kujtua të komunikonte aq vone më palën helene, se pse turri postblloqet e policisë për të bllokuar rrugët, përpara se të çonte mjekë që të bënin testet, se përse i apelonte njerëzve të ktheheshin pas, përpara se ti çonte bukë dhe ujë, kryeministri përgjigjej komplet për gjë tjetër.

Ai thoshte se këtë radhë grekët nuk kanë faj se kështu po vepron gjithë Europa, se po të qe puna për ti thyer hundët komshinjve tanë jugorë, ai e ka provuar veten, se është po i njëjti që kundërshtoi marrëveshjen e detit, që foli për Akropolin e shpëtuar nga shqiptarët dhe për Athinën që dikur fliste gjuhën tonë amtare.

Pra thelbi i manipulimit të këtij debati është që të fshehë mungesën e efikasitetit të shtetit gërmadhë që drejton. Kur ti i kërkon llogari për mosveprimet, ai bën sikur justifikon Athinën, kur ti e bën përgjegjës për vonesat, ai të kujton patriotizmin verbal të së shkuarës, kur ti i përmend shkeljen e dinjitetit të atyre shqiptarëve që u harruan me ditë të tëra si bagëti në mes të rrugës, ai të përgjigjet: ‘"Po për çfarë t'i biem grekut"! 

Në këtë kuptim, edhe gër- mërri i tij i fundit me Agron Llakajn është i ngjashëm me ato që ka sajuar më parë me personazhe të tjerë, kur i vuri xhenjerët të gërmonin me duar në gërmadhat e pallateve të Thumanës, apo kur shpërndau maska të skaduara me datë të fallcifikuar, pasi shpërtheu koronavirusi.

Të gjitha këto raste së bashku janë dëshmia se sa herë gricet si gore, Edi Rama është i pafuqishëm dhe i pa zoti të veprojë si shtetar, se ai qëndron në krye të një piramide, tepër efikase kur është puna për të grabitur, por krejtësisht të paaftë kur vjen rasti për të shërbyer. Prandaj halli e bën të jetë ai që sillet si komedian edhe kur replikon me një aktor humori.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvi...

13:58

Dy risqet e bastit të Bashës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të br...

13:34

Kë do të kthejë PD në parlament?

Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së për...

15:55

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në...

15:25

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht d...

14:53

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

14:40

Kë do ndëshkojë vota e 2021?

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kineasti dhe aktivisti i njohur amerikan, Michael Moore rreshtoi pesë arsye përse do të fitonte Trump dhe jo Clinto...

16:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI