Flash

Dua Lipa flet për periudhën si refugjate: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë

Lapsi.al 16 August 2020
Dua Lipa flet për periudhën si refugjate: Prindërit e mi

Këngëtarja  Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë rreth jetës dhe karrierës së saj për W Magazine.

Revista i ka kushtuar Duas  një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan W Magazine për artisten shqiptare.“Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosevic. Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11 vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullësisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh, përfshirë Millosheviqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, vazhdon më tej shkrimin. Dua ka treguar për revistën se gjithmonë kanë dashur të kthehen në Kosovë.“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”.Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë më tej Dua.

Të këshilluara

Vidhet rezidenca e Ellen De Generes

Prezantuesja Ellen DeGeneres, kohëve të fundit është përballur me sërë problemesh. Pas akuzave për keqtrajtim ndaj punonjësve , rezidenca e saj ështe grabitu...

14:20

Simon Cowell i ndalohen sportet ekstreme

Simon Cowell i ka dhënë fund përdorimit të biçikletave elektrike, pasi së fundmi ai ishte afër paralizimit gjatë përdorimit të një prej tyre. Ai është duke i...

11:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI