Flash

VIDEO/ Shikoni komunikimin e fundit të Ramës, para se ta braktiste luftën kundër Covid

Lapsi.al 13 August 2020
VIDEO/ Shikoni komunikimin e fundit të Ramës, para se ta braktiste
Do ishte patetike t’i kujtoje një personazhi si Edi Rama vargjet e himnit “Prej lufte veç ai largohet/Që është lindur tradhëtor/Kush është burrë nuk frikohet/Po vdes, po vdes si një dëshmor!”, por mes retorikët me të cilën ai mbajti gjallë “luftën” kundër Covid, mesazhi gjen vend më së miri. Sepse llogjika që përdori Rama për të mbajtur të mbyllur në karantinë një popull të tërë, nën presionin policor, të shoqëruar me propagandën e frikës, e tillë ishte. Kryeministri fliste për “luftë”, për “rezistencë”, për “armikun” e padukshëm, për “qindra të vdekur”, për skenare të ngjashëm me atë të Italisë, kur spitalet u mbushën plot dhe të vdekurit nga koronavirusi mbushnin morgun dhe transportoheshin me mjetet e ushtrisë. Në fakt, karantina e ashpër, mbyllja e fortë që aplikoi Edi Rama nga 13 Marsi deri ne 31 Maj, rezultoi një fiasko e madhe, sepse sot të vdekurit po shtohen dita-ditës dhe sot infeksioni po kap rekorde të reja. Ndërkohë ekonomia mori një goditje të fortë, nga e cila do t’i duhet kohë të marrë veten. Pikërisht se e kuptoi i pari që humbja përballë virusit të pabesë ishte e pashmangshme, Edi Rama e braktisi i pari “luftën” kundër koronavirusit. Nëse do të përdorim terminologjinë e tij gjatë karantinës, komandanti praktikisht e braktisi në mes betejën, duke ia lënë barrën e përballjes në momentin më të vështirë, Ogerta Manastirliut. Dhe çfarë e rëndon pozicionin e Kryeministrit të Shqipërisë, është fakti që vendimin për ta braktisur detyrën, ai e mori, duke qenë i ndërgjegjshëm se SARS-COV 2 as kishte ikur dhe as ishte mundur përfundimisht. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1827380117418902 Lapsi.al i është rikthyer komunikimit kur Edi Rama lajmëroi se do ta fshinte nga axhenda e tij luftën me Covid 19. (Shiko videon më lart) Në mesazhin e 27 Majit , (mund ta lexoni të plotë KETU)  Rama e pranon se lufta nuk kishte mbaruar, por nuk jep asnjë arsye se përse po e braktiste atë. Më poshtë janë disa mesazhe të shkëputura nga komunikimi i Ramës, kur ai pranon se virusi nuk kishte ikur ende.
“Të dashur miq, motra e vëllezër, Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19. Por, ju lutem dëgjojeni mirë, ai as ka ikur e as është mundur përfundimisht! Numrat në Tiranë sic po i ndiqni ditët e fundit nuk po flasin mire”                                                                                                                                    Edi Rama 27 Maj “Jam shumë në merak dhe po ju’a përsëris, kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delikate pikërisht sepse mund ta harrojmë që virusi as ka ikur, as është mundur përfundimisht                                                                                                                                   Edi Rama 27 Maj

Faleminderit! Edhe njëherë rrofshi për luftën, durimin, mirëkuptimin dhe padiskutim, më të mirën e kemi ende përpara, por duart mos harroni t’i lani sa më shpesh sepse ai nuk ka ikur.                                                                                                                                    Edi Rama 27 Maj

Që nga 27 Maji, kryeministri pati edhe dy dalje të tjera në publik për Covid. Njërën në 11 Qershor dhe tjetrën në 16 Qershor. Ishte kuptuar tashmë se virusi po rikthehej në mënyrë të pashmangshme, duke shtuar numrin e infeksionit dhe duke vrarë pacientët e parë. Në këto dalje, Rama njoftoi masat e ashpra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe më pas u tërhoq përfundimisht nga kjo temë. Në javët në vazhdim, kryeministri u mor kryesisht me çështjen e Teatrit Kombëtar, me shqetësimet e Myslym Murrizit për reformën zgjedhore, me ndryshimet  e Kushtetutës apo me projektin e Rindërtimit pas tërmetit dhe ende sot, kur të vdekurit nga Covid janë në shifra alarmante dhe kur spitalet janë mbushur në limitin e kapaciteteve të tyre, nuk ka asnjë reagim. Një nga shpjegimet që i japin analistët është se Rama ka përgjegjësi për karantinën e ashpër që aplikoi, faktin që strategjia rezultoi e gabuar dhe për kostot e rënda në ekonomi, ndaj duke i ikur kësaj teme, tenton t'i ikë edhe përgjegjësisë për vendimet personale që mori duke mbyllur të gjithë popullin brenda në shtëpi. Prandaj t’i drejtohesh sot Edi Ramës me llogjikën e vargjeve të himnit kombëtar është qesharake, sepse në rastin e tij kanë më shumë vlerëv "aforizmat" e tranzicionit, njëra prej të cilave thotë: Secili për vete, Zoti për të gjithë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI