Flash

Vaksina ruse do të kushtojë 10 dollarë

Lapsi.al 13 August 2020
Vaksina ruse do të kushtojë 10 dollarë

10 dollarë pritet të kushtojë vaksina ruse anti-Covid. Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë. Kreu i bordit drejtues të firmës farmaceutike ruse R-Farm që do të prodhojë vaksinën e zhvilluar nga instituti shtetëror Gamalei tregoi në një intervistë për mediat ruse edhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”,tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm.

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.

Por teksa ministri rus i Shëndetësisë akuzoi shtetet perëndimore se po spekulojnë ndaj vaksinës ruse për qëllime konkurrence, nga komisioni për etikën në këtë institucion dha dorëheqjen një nga mjekët më të mirë të sëmundjeve respiratore, profesori Aleksandër Çukalin.

Mediat ndërkombëtare thonë se ai ka akuzuar drejtuesit e institutit që zhvilloi vaksinën për shkelje të etikës me nxjerrjen e parakohshme në qarkullim të produktit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan, një ndër skeptikët e vaksinës ruse tha se brenda pak muajve do të jetë gati vaksina gjermane.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në SHBA

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në ver...

21:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46