Flash

Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

Lapsi.al 13 August 2020
Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

Shqëipëria po shuhet sepse është e paaftë të riprodhojë vetveten. Përpos emigracionit ulja alarmante e lindshmërisë po e cpopullon me rritme të shpejta vendin. Që pas viteve 2000, indeksi i fekondimit ra nën nivelin e 2.1 fëmijë për një grua, i cili konsiderohet si tavani që ruan staus quo-në e mpakjes së popullsisë.  Për herë të parë në historinë e lindshmërisë, ky indeks ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas

vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36.

Në një shkrim të sotëm që i referohet të dhënave të INSATT, revista Monitor veren se nëse në vitin 1990 në Shqipëri lindnin 82 mijë bebe në një vit, sot kjo shifër ka rënë në 28 500 brenda harkut kohor të 12 muajve.

Dhe tendenca sa vjen e thellohet. Sipas të njëjtit burim edhe në raport me një vit më parë rënia është e ndjeshme. Po të krahasohet gjashtëmujori i parë i 2019, me atë të 2002, kjo rënie lindshmërie është në 3.2%

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI