Flash

Dermatologët tregojnë tetë mënyra për kujdesin e lëkurës

Lapsi.al 13 August 2020
Dermatologët tregojnë tetë mënyra për kujdesin e

1 .Uji i ftohtë

“Përdorni me të vërtetë ujë të ftohtë në lëkurë. Unë gjithmonë rekomandoj që ta lani fytyrën me ujë të ftohtë, madje edhe të akullt, i cili ndihmon në përmirësimin e ënjtjeve dhe inflamacionit.” – Howard Sobel, dermatolog kozmetik i certifikuar dhe themeluesi i Sobel Skin Rx.

2.Pak pushim nga makeup-i

“Të mos përdorësh makeup qoftë edhe një herë në javë do të bëjë mrekulli për lëkurën. Grimi bllokon poret, kështu që kur nuk vendosni grim, i lejoni lëkurës të marrë frymë.” – Howard Sobel.

3 .Qëndro në hije!

“Dielli nuk është miku më i mirë i lëkurës dhe ekspozimi mund të shkaktojë pigmentim, rrudha dhe degradim të kolagjenit. Qëndroni gjithmonë në anën e rrugës ku ka hije.” – Jennifer Hermann, dermatologe e certifikuar në Bevery Hills.

4 .Aspirinë

“Aspirina mund të ndihmojë në zbutjen e inflamacionit të lëkurës. Thërrmoni një kokërr aspirinë me pak ujë dhe aplikojeni në një puçërr. Aspirina është anti-inflamator dhe zvogëlon skuqjen.” – Ted Lain, dematolog i certifikuar në drejtori mjekësor në Sanova Dermatology.

5 .Gjumë

“Studimet thonë se nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të mos keni lëkurë të shëndetshme. Për këtë arsye, një nga gjërat më të mira që mund të bëni për lëkurën dhe shëndetin është të flini mjaftueshëm gjumë.” - Adarsh Vijay Mudgil, dematolog dhe themelues i Mudgil Dermatology.

6. Më pak stres

“Stresi përshpejton plakjen dhe mund të shkaktojë puçrra. 10 minuta frymëmarrje para gjumit mund t’ju lehtësojnë dhe të ndikojnë të shëndeti i lëkurës.” – Jennifer Hermann.

7.Hidratim pas larjes së fytyrës

“Pasi të pastroni lëkurën, duhet të aplikoni një krem hidratues menjëherë.” – Howard Sobel.

8 .Hani më shumë fruta dhe perime

“Çfarë vendoni në pjatë ndikon te lëkura. Prandaj këshillohen antioksidantë dhe minerale që ju ndihmojnë të ruani kolagjenin dhe të përmirësoni shëndetin e lëkurës. Shmangni ushqimet me sheqer dhe yndyrna jonatyrale.” - Jennifer Hermann.

Të këshilluara

6 mënyra për të celur flokët në shtëpi

Falë internetit ne mund të marrim  informacione të panumërta për kujdesin ndaj flokëve në kushte shtëpie, duke filluar nga maskat, tek prerja e tyre dhe lyerja....

16:20

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Më poshtë janë disa nga arsyet...

17:00

6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI