Flash

4 mënyra për të parandaluar djersitjen e këmbëve

Lapsi.al 13 August 2020
4 mënyra për të parandaluar djersitjen e këmbëve

Djersitja  e këmbëve mund të shkaktojë parehati në të ecur, të prishë këpucët, dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme.Për këtë arsye ju vin në ndihmë 4 mënyra që  ju ndihmojnë për këtë problem.

Lani këmbët çdo ditë

Megjithëse mund të tingëllojë si këshillë e panevojshme është e rëndësishme që ju ti lani këmbët tuaja çdo ditë me ujë të freskët. Kjo edhe nëse pëdorni këpucë, çorape apo sandale gjatë ditës.Bëjeni këtë proces çdo darkë para se të shtriheni duke i fërkuar me sapun antibakterial. Në këtë mënyrë do të largoni të gjithë djersën dhe bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndëshme. Mos harroni t’i pastroni ato 2-3 herë në javë pas dushit me një furcë të posaçme për këmbët, në mënyrë që të largoni të gjithë lëkurën e panevojshme.

Përdorni pudër

Pudra është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar djersitjen e trupit. Mund të përdorni një pudër të zakonshme ose të blini në farmaci pudër kundër baktereve dhe djersitjes. Hidheni atë në këmbët tuaja çdo herë pasi i lani në mënyrë që të keni nën kontroll djersitjen dje aromën gjatë gjithë ditës.

Uthulla e mollës

Padyshim një nga përbërësit natyralë më efikasë edhe me lëkurën. Lajini këmbët tuaja me uthull molle në mënyrë që të mund të mbyllni poret dhe të largoni djersën e tepërt. Për këtë proces mund të përdorni një pambuk të zhytur në uthull molle dhe të lyeni këmbët ose ta përzieni atë me ujë të vakët dhe t’i lani ato për 15-20 minuta rradhazi në këtë ujë. Bëjeni këtë disa herë në javë para se të shkoni për të fjetur.

Lëng limoni

Shtrydhni pak lëng limoni në një pambuk ose napë dhe me të lyeni këmbët tuaja. Fokusohuni në pjesën e poshtme dhe atë më problematiken. Lëreni të thahet për disa momente dhe më pas mund të vishni corapet apo këpucët si normalisht. Një nga këshillat kryesore që dermatologët japin është zgjedhja e këpucëve sa më cilësore që i ofrojnë ajrosje këmbës si dhe corape të buta pambuku.

Të këshilluara

6 mënyra për të celur flokët në shtëpi

Falë internetit ne mund të marrim  informacione të panumërta për kujdesin ndaj flokëve në kushte shtëpie, duke filluar nga maskat, tek prerja e tyre dhe lyerja....

16:20

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Më poshtë janë disa nga arsyet...

17:00

6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur...

16:00

5 gabimet që bëjmë kur mbajmë dietë

Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Dieta duhet të jetë e balancuar  duke marr...

14:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI