Flash

STUDIMI/ Seksi dhe Covid, një marrëdhënie e komplikuar

Lapsi.al 12 August 2020
STUDIMI/ Seksi dhe Covid, një marrëdhënie e komplikuar

Për shkak të pandemisë së koronavirusit e gjithë bota është e detyruar të përshtatet me një mënyrë jetese të re dhe të respektojë masat që janë marrë. Pandemia ka ndikuar edhe në marrëdhëniet seksuale mes dy personave. Tani më shumë se kurrë, njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin sa më shumë kontaktin me njëri-tjetrin.

Gazeta “Terrence Higgins Trust”, ka botuar disa këshilla ku sugjerojnë që njerëzit të shmangin puthjet, të mbajnë maskë në fytyrë dhe të zgjedhin pozicione që nuk janë ballë për ballë gjatë seksit.

“Mund të duket e vështirë, por njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë për të balancuar nevojën për seks me rreziqet e përhapjes së COVID-19″, shkruhet në këtë artikull.

Partneri më i mirë seksual gjatë pandemisë është vetvetja ose dikush me të cilin jetoni, thotë “Trust”.

Masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale ose pjesëmarrja në telefon ose seks në internet rekomandohen si opsionet më të sigurta.

Nuk do të thotë që seksi duhet lënë jashtë lojë, por idealisht duhet të jetë me njerëzit që jetoni.

Ende po përpiqemi të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri, por është e pamundur që njerëzit të ndalojnë marrëdhëniet seksuale për një kohë të papërcaktuar. Nëse po kryeni marrëdhënie me njerëz që nuk jetojnë me ju, është e rëndësishme të kufizoni numrin e partnerëve, shkruhet në këtë artikull.

Nëse po njiheni me dikë të ri, duhet ta pyesni nëse ai ose dikush në familjen e tyre kanë pasur simptoma ose kanë rezultuar pozitivë.

A e përhapet virusi përmes seksit?

Virusi mund të përhapet përmes pështymës, mukusit ose frymës së atyre që janë të infektuar.

“Nëse do të prekni organet gjenitale të njëri-tjetrit ka të ngjarë që ju potencialisht të putheni në të njëjtën kohë dhe ne e dimë se virusi kalohet përmes pështymës“, tha Dr Alex George për Radio 1 Newsbeat në Mars.

Dr Alex thotë se koronavirusit mund të transportohet nga goja juaj në duart tuaja, në organet gjenitale, në hundën ose gojën e dikujt tjetër.

Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të mos puthni, të vendosni një maskë për fytyrën gjatë seksit dhe të zgjidhni pozicionet ku nuk jeni ballë për ballë.

Studimet kanë zbuluar virusi është gjetur në spermë dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni prezervativë për të minimizuar rrezikun.

Shkrimi thotë se është e rëndësishme të testoheni për infeksione seksualisht të transmetueshme para se të filloni të bëni seks përsëri.

Të këshilluara

6 mënyra për të celur flokët në shtëpi

Falë internetit ne mund të marrim  informacione të panumërta për kujdesin ndaj flokëve në kushte shtëpie, duke filluar nga maskat, tek prerja e tyre dhe lyerja....

16:20

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Më poshtë janë disa nga arsyet...

17:00

6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur...

16:00

5 gabimet që bëjmë kur mbajmë dietë

Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Dieta duhet të jetë e balancuar  duke marr...

14:30

Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipa...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI