Flash

Kanye West akuzohet për mashtrim elektoral

Lapsi.al 11 August 2020
Kanye West akuzohet për mashtrim elektoral

Duke marrë parasysh që Kanye West nuk njoftoi kandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në korrik, gara ka qenë një betejë e vështirë që prej fillimit. Por tani, duket se po përballet me një pengesë të papritur të shfaqur te fletëvotimet, e cila ka gjasë të nisë një hetim për mashtrim elektoral.

Reperi siguroi peticione për të vendosur emrin e tij në fletëvotimet e 10 shteteve, por deri tani ka arritur të sigurojë vetëm një vend në Oklahoma. Kanye arriti të përmbushë afatet e paraqitjes së kandidaturës në Illinois dhe New Jersey, por të dy shtetet kanë ngritur pikëpyetje sepse rezulton që peticionet e Kanye-s janë të pavlefshme.Një zyrtar në Illinois tha se 100 nënshkrime nuk ishin të vlefshme. Një situatë e ngjashme u raportua edhe në New Jersey, ku Kanye paraqiti 1,327 firma, por pas hetimit rezultoi se me qindra firma ishin të dyshimta. Në disa prej tyre mungonin mbiemrat, ndërsa disa të tjera u përkisnin njerëzve që nuk ishin regjistruar për votim ose nuk jetonin në New Jersey.Një hetim i New York Times zbuloi se ka një numër aktivistësh republikanë që po ndihmojnë Kanye West të përfshihet në fletëvotim, përfshirë edhe Mark Jacoby, kompania e të cilit “Let the Voters Decide” ka mbledhur firma në Ohio, West Virginia dhe Arkansas. Ekipi i Kanye-s ka kohë deri në 21 gusht që të hedh poshtë akuzat në lidhje me firmat e pavleshme.

Të këshilluara

Ariana Grande nis pushimet me të dashurin

Këngëtarja Ariana Grande, së bashku me të dashurin Dalton Gomez kanë vendosur të kalojnë disa kohë së bashku në një resort luksoz në Utah, shkruan Daily Mail. ...

13:15

Simon Cowell merr veten pas aksidentit

Simon Cowell ‘po bëhet më mirë’ dhe po rikuperohet pasi ditë më parë u rrëzua nga biçikleta e tij elektrike. Simon iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh ...

11:05

Antonio Banderas, pozitiv me coronavirus

Aktori i  spanjoll, Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Banderas, i cili është i njohur për rolet në “Desperado” dhe “The Masko f Zorro”,  ...

10:28

Ndërron jetë aktorja italiane

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit, televizionit dhe kinemasë, ka ndërruar jetë. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Romë. Valeri sapo...

15:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI