Svetlana Tikhanouskaya (Foto lart ne mes), ish-mësuese e gjuhës angleze dhe kandidatja kryesore e opozitës për të sfiduar në zgjedhjet presidenciale diktatorin biellorus, Aleksander Lukashenko, duket se ka marrë të dielën shumë më tepër sesa vetëm 9.9 për qind të votave, që i atribuan rezultatet e publikuara nga komisioni zgjedhor.
Shumë qytetarë në mbarë ish republikën sovjetike dolën në rrugë që të rrëzojnë regjimin e Alexander Lukashenko, 65 vjeç, pasi Tichanovskaya, 37 vjeç, nuk e pranoi humbjen. Sipas medieve shtetërore, sundimtari ka marrë 80 përqind të votave. “Kjo është shumë larg realitetit,” tha Tichanovskaya, një ish-mësuese dhe tani aktiviste e të drejtave të njeriut.
Gjatë natës të së dielës disa qendra votimi publikuan mesa duket rezultatin e vërtetë. Kudo është e njëjta panoramë: opozita është shumë përpara.
Tichanovskaya, synimi i së cilës është të lirojë të gjithë të burgosurit politikë mes tyre edhe të shoqin, Sergeyn, një blogger antiqeveritar, ka bërë thirrje për protesta paqësore. Megjithëatë në Minsk në rrugë dolën mbi 100 mijë njerëz që marshonin me dirtiat e celularëve të ndezur në duar. Por ata u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Sipas disa ojfve të besueshme deri më tani nuimërohen mbi 200 të arrestuatr dhe një viktimë.



Grupi për monitorimin e internetit, “NetBlocks”, tha se rrjeti është penguar në tërë vendin dhe se situata është përkeqësuar gjatë tërë ditës se zgjedhjeve, duke krijuar kështu një boshllëk informativ.
Ekspertët thonë se rezultati zgjedhor është i fiksuar- nisur nga kriza e rëndë ekonomike dhe protestat kundër Lukashenkos- të tilla shifra duken të pabesueshme.
Presidenti e ka sunduar këtë republikë ish-sovjetike i vetëm për 26 vite dhe ka paralajmëruar se do ta mbroje qoftë edhe me dhunë pushtetin e tij.
Profili/Lukashenko, diktatori që preferon mbretëreshat e bukurisë

Aleksandër Lukashenko fitoi në 1994, 80.6% të votave në zgjedhjet e para post-Sovjetike. Një rezultat që ai e ruan duke falsifikuar rezultatet e secilës zgjedhje. Programi i këtij lideri të ri ishte atëherë shumë i shkurtër: lufta kundër korrupsionit, përfundimi i privatizimeve, kontrolli i pagave dhe çmimeve. Ndërsa Bjellorusia pati rënë në krizë ekonomike, ai refuzon terapinë e shokut kapitalist të aplikuar në Rusinë fqinje. Kjo qe edhe arsyeja pse ai u bë tejet i popullarizuar në zonat rurale.
Djali i vetëm i një fshatareje, i lindur nga një baba i panjohur në Bjellorusinë lindore në 1954, Alexander Lukashenko studioi "komunizmin shkencor" para se të bashkohej me Ushtrinë e Kuqe. Në vitin 1987, ai e realizoi ëndrrën e tij duke udhëhequr një kooperativë në Haradzec, ku u treguia brutal me punëtorët, por ai doli të ketë rrezultatre të mira ekonomike. Kur ai u fut në politike njerëzit shpresuan se ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe me vendin. "Por Lukashenko është alergjik ndaj gjithçkaje moderne, ai ka ngrirë në vitet '90", tha Vadim Mojeiko, analist në Qendrën Bjelloruse për Studime Strategjike (Biss). Ideja e tij është që të kthehemi në ditët e BRSS, në një version të përmirësuar. Ai i urren reformat. Lukashenko nuk ishte në gjendje të vazhdonte me zhvillimin e popullit të tij ".
"Lukashenko është i vjetëruar, i përket shekullit të kaluar", pohon Valery Tsapkalo një ish kandidat presidencial, i detyruar në mërgim. Dikur ai ka qenë afër Lukashenko, si drejtues i fushatës së parë elektorale, përpara se të emërohej ambasador dhe të themelonte Parkun e Teknologjisë së Lartë në Biellorusi. "Në atë kohë, nuk ishte i njëjti njeri, thotë ai. Pushteti e ndryshoi atë, ai e izoloi veten. Askush nuk e njeh me të vërtetë. I vetmi person me të cilin është afër është djali i tij preferuar Nikolai ”. 15-vjeçari ndjek babanë e tij në vizita të shumta shtetërore dhe ngjarje zyrtare. Si fëmijë ai ishte i kudondodhur në media, i veshur ashtu si babi, qoftë me një kostum apo veshje kopshtarie. Lukashenko tha se shpresonte që fëmija i tij më i vogël, të cilin ai e kishte jashtë martese me mjeken e vet personale, do ta pasojë atë në pushtet, duke injoruar dy bijtë më të mëdhenj, Viktor (44) dhe Dmitri (40), të dy biznesmenë.
Gruaja e tij, Galina, del rrallë në publik. përpara saj ai preferon shoqërinë e mbretëreshave të bukurisë, stërvitjen e së cilave ai ndonjëherë e mbikëqyr vetë. Në televizionin shtetëror vitin e kaluar, Aleksandër Lukashenko u pa duke mbledhur shalqinj me gra të reja shumë të bukura. Kohët e fundit, ai është parë në krahun e Miss Belarus 2018, Maria Vasilevich, karrierën politike të së cilës e promovoi vetë duke e bërë deputete në zgjedhjet e këtij nëntori. Një tjetër hobi i Presidentit është hokej mbi akull, të cilin e ka ngritur në rangun e fesë në vendin e tij.
Ndonëse Lukashenko paraqitet pak në mediat ndërkombëtare ai preferon të shfaqet përkrah figurave me famë botërore. Një vit më pas ai mësoi artin e kositjes me duar aktorit Gérard Depardieu, i cili erdhi t'i bënte një vizitë miqësore. Ata kanë një mik të ndërsjellë, Vladimir Putinin, me të cilin Lukashenko duhet të ketë marrëdhënie të mira, pasi vendi i tij varet nga ekonomia ruse.
Pergatiti Lapsi.al