Flash

Zelanda e Re, plot 100-ditë pa asnjë rast me Covid-19

Lapsi.al 10 August 2020
Zelanda e Re, plot 100-ditë pa asnjë rast me Covid-19

Edhe njëherë, Zelanda e Re kthehet në një histori suksesi për Europën dhe botën mbarë që ende është duke luftuar me shifrat e të infektuarve të rinj apo viktimave nga Covid-19!

Kështu, në një raportim zyrtar gjatë ditës së djeshme, ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re bëri me dije faktin se që prej 100 ditësh asnjë rast i ri me koronavirus nuk është raportuar në këtë vend. Sigurisht, kjo është një arritje historike në një kohë kur Australia e afërt numëron çdo ditë raste të reja, ndërsa në SHBA numri i të infektuarve i ka kaluar pesë milionë. Në Zelandën e Re, që prej fillimit të pandemisë janë raportuar vetëm 1,219 raste, shumica në prill dhe maj, ndërsa nga kjo shifër totale vetëm 23 raste janë aktive.

Zelanda e Re mori masa agresive që ditën e parë kur rastet e para me koronavirus u identifikuan. Vendi me pesë milionë banorë hyri në një izolim drastik në prill, muaj kur edhe u mbyllën shkollat ​​dhe pothuajse të gjitha bizneset, përfshirë shpërndarjen e ushqimit. Deri në qershor, shumica e kufizimeve ishin ende ekzistuese në vend, ndërsa kufijtë e Zelandës së Re mbeten të mbyllura.

Tani, jeta i është kthyer normalitet për shumicën e Zelandës së Re, me bare, restorante dhe aktivitete sportive të hapura, por zyrtarët e shëndetit publik thanë se ata po qëndrojnë vigjilentë për mundësinë e një shpërthimi tjetër, pra valës së dytë të pritshme të Covid-19.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në SHBA

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në ver...

21:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46