Flash

Rutina e mëngjesit që këshillohet nga psikologët

Lapsi.al 10 August 2020
Rutina e mëngjesit që këshillohet nga psikologët

Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe/ose menaxhoni një familje, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret.

2 minutat e para

Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam kam i/e lumtur, ndihem kaq mirë, suksesi më pret etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.

5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë

Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.

5 minuta: Ditar

Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive - siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën - mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë.

5 minuta: Shkruani detyra thelbësore për ditën

Të paturit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.

10 minuta: Koha për familjen

Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël, por për prindërit e adoleshentëve kjo kohë është mëse e mjaftueshme.

Të këshilluara

6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur...

16:00

5 gabimet që bëjmë kur mbajmë dietë

Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Dieta duhet të jetë e balancuar  duke marr...

14:30

Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipa...

16:00

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës. Pastrimi ap...

18:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI