Flash

Ndërron jetë aktorja italiane

Lapsi.al 10 August 2020
Ndërron jetë aktorja italiane

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit, televizionit dhe kinemasë, ka ndërruar jetë. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Romë. Valeri sapo kishte mbushur 100 vjeçe (më 31 korrik).

"U shua në paqe, në gjumë," tha vajza e saj, Stefania Bonfadelli. "E ruajti ironinë deri në fund, deri disa ditë më parë: ishte çelësi i saj për jetën".

Veprat kinematografike “Sorelle ma solo due”, “Tosca e le altre due”, “Mal di madre”, “Possesso” dhe “Oddio mamma” e bënë audiencën të dashurohej me të.

"Vdekja nuk duhet të na bëjë përshtypje. Është pjesë e jetës dhe ne mund të buzëqeshim me të, me koston e theksimit të pasojave, paranojës dhe ritualeve. Dhe atëherë unë kam qenë gjithmonë me fat sa kam pasur teatrin dhe kur humba dashuritë e mia gjatë rrugës, munda të mbështetesha te miqtë e rinj dhe te kafshët e mia të dashura", -kështu shprehej dikur Franca Valeri.

Franca Valeri ka qenë një aktore profesioniste jokonformiste që ka shkaktuar pafundësisht të qeshura për breza me radhë. Motoja e saj ishte: "Komedia nuk është dhuratë e natyrës, është punë të trurit”.

Ditën e hënë, më 10 gusht, ora 5 pasdite, do të mbahen homazhe në Teatro Argentina di Roma. Ndërsa funerali do të bëhet privatisht.

Të këshilluara

Chriss Patt bëhet baba për herë të dytë

Katherine Schwarzenegger, 30 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me aktorin Chris Pratt, 41 vjeç. Vëllai i Katherine, Patrick konfirmoi lajmin e bukur për...

15:08

Miray Daner dhe Boran Kuzum në një lidhje

  Aktorët Miray Daner dhe Boran Kuzum të cilët  kanë luajtur në serialin “Dashuri e Plagosur” mendohet se kanë qënë të lidhur që para një viti kur M...

14:21

Dua Lipa ndryshon look ( FOTO)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare që po arrin sukses  në industrinë ndërkombëtare. Dua vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar i...

13:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI