Flash

Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

Lapsi.al 10 August 2020
Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvillimet në Shqipëri, tha (po e perifrazoj): Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim, zhvillimet në Shqipëri janë punë dhe detyrë e shqiptarëve, por, (shtoi) ne do t’ju ndihmojmë.

Nuk mund të mos e kujtoja këtë pohim të saj, duke lexuar deklaratën e ambasadores, nëpërmjet së cilës bënte thirrje që të ndalojë fushata kundër SPAK-ut, e cila, sipas saj, paska për synim të ndihmojë kriminelët e njohur.

 Si intelektual dhe gazetar i përfshirë për 30 vjet në zhvillimet shqiptare e që ka akuzuar – me sa ka mundur – edhe sundimin në Shqipëri të kriminelëve e narkotrafikantëve që kanë kapur shtetin e mediat, u ndjeva i sulmuar nga kjo deklaratë e ambasadës, pasi disa ditë më parë kisha dhënë një opinion kundër SPAK-ut. Me dy fjalë, duke komentuar sulmin ndaj “Ora News” thashë opinionin tim se qëllimi i këtij veprimi nuk është drejtësia, por të përçojë mesazhin e regjimit: nëse je me mua, të bëj amnisti fiskale, nëse je kundër meje, të lëshoj kundër SPAK-un. E argumentova këtë me selektivitetin e SPAK-ut, që nuk heton burimin e parave të atyre që po ndërtojnë grataçiela në Tiranë, që, sipas shumë burimeve, direkte dhe indirekte, janë pastrim i parave të krimit në bashkëpunim me pushtetin lokal e qendror. Sikur të kisha kohë të argumentoja jopavarësinë e SPAK-ut, duke shtuar edhe një argument tjetër që ka mbizotëruar në media kohët e fundit, se hetimet lidhur me vjedhjen e votës e çuan atë më shumë te komisionerët e opozitës, ndërkohë që dihet edhe botërisht se në përgjimet e dosjeve të Durrësit dhe të Dibrës dalin me zë, të përfshirë në bashkëpunim me kriminelë dhe trafikantë, liderët e partisë në pushtet.

Pra, “fushata” ime kundër SPAK-ut është se ai, së bashku me Policinë, po vepron si instrument i narkoshtetit jo për të dënuar kriminelë, por për të forcuar kriminelë edhe më të fuqishëm e më të rrezikshëm. Kjo akuzë është në vazhdën e kritikave që kam bërë me kohë se qëllimi i Reformës në Drejtësi, e mbështetur edhe nga amerikanët, ka qenë kapja e drejtësisë nga Rama. Dhe me ç’po na shohin sytë, tashmë duhet të jesh ose shumë naiv, ose shumë i painformuar, ose shumë i keqinformuar, ose të kesh interesa të tjera nga ecuria e demokracisë në Shqipëri, që të mbështetësh “punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut”, sikundër u shpreh ambasadorja në deklaratën e saj.

Këtë deklaratë nuk mund ta gjykosh kurrsesi si “ndihmë” për zhvillimet demokratike në Shqipëri, jo vetëm për çka thashë më sipër, jo vetëm për faktin që një ambasadë e huaj ndërhyn arbitrarisht në çështje konkrete të drejtësisë, duke përcaktuar se cilët janë kriminelët, çka shkel principet e pavarësisë së drejtësisë, të respektimit të pafajësisë deri në gjyqin përfundimtar, por edhe për faktin se akuzon gazetarët se janë të sponsorizuar nga kriminelë duke i bërë kësisoj presion atij pushteti që e ka për detyrë të investigojë e të verë nën syrin kritik punën e pushteteve të tjera. Me këtë nuk dua të laj mediat nga shumë mëkate që ato kanë që nga origjina e lindjes së tyre dhe jo pak gazetarë që i bëjnë këto punë. Por, përsëri, dua të ngulmoj se, nëse ambasada do të kontribuojë vërtet në luftën kundër krimit dhe për media të pavarura nga krimi, duhet të ngulmojë që hetimet e SPAK-ut të fillojnë tjetërkund, në adresën e kriminelëve të panumërt dhe mediave të panumërta të lidhura me regjimin, që janë sot rreziku më i madh i ekonomisë së shëndoshe dhe i mediave të shëndosha në Shqipëri, pasi dihet se peshku qelbet nga koka.

Jo më larg se disa ditë më parë, Gudrun Steinacker, një ish- kolege gjermane e Yuri Kim, që ka shërbyer deri më 2016 si ambasadore, deklaronte se “është koha e një rishikimi urgjent të politikave europiane në Ballkanin Perëndimor, pasi sfida e transformimit të tij në shtete liberale demokratike ka dështuar”; ajo bënte thirrje për “t’u treguar vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor”. Sigurisht, këto fjalë ajo nuk mund t’i deklaronte në kohën që punonte si ambasadore, pasi do të shkonte kundër gjuhës së diplomacisë dhe ndoshta “interesave të shtetit të vet”. Në këtë kuptim, një heshtje e ambasadave për çka ndodh në Shqipëri, ku gjendja është më e rënda në rajon për sa u përket problemeve që ngre Steinacker, edhe mund të justifikohet. Por që ambasada e një vendi demokratik si SHBA të inkurajojë një qeverisje, që, sipas Steinacker, mund të quhet (sipas këndvështrimit) “demokraci hibride”, “kleptokraci”, “sundim i karteleve”, “shtet mafioz” (narkoshtet sipas meje) më duket tejet problematike dhe, për më tepër, në kundërshtim edhe me interesat afatgjata të shtetit e të popullit amerikan.

“Panorama.al’.

Të këshilluara

Dy risqet e bastit të Bashës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të br...

13:34

Kë do të kthejë PD në parlament?

Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së për...

15:55

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në...

15:25

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht d...

14:53

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

14:40

Kë do ndëshkojë vota e 2021?

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kineasti dhe aktivisti i njohur amerikan, Michael Moore rreshtoi pesë arsye përse do të fitonte Trump dhe jo Clinto...

16:54

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të v...

16:34

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundes...

19:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI