Flash

Heroizmi i babait që u mbyt në det për të shpëtuar të birin dhe shokun e vet

Lapsi.al 10 August 2020
Heroizmi i babait që u mbyt në det për të shpëtuar

Një 53-vjeçar nga Cagliari u mbyt në det pasi shpëtoi djalin dhe një shokun e tij që ndodheshin në vështirësi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhet e Feraxi në komunën e Castiadas, në jug të Sardenjës.

Kur burri pa se fëmijët ishin në rrezik për t’u mbytur u hodh në det dhe arriti t’i shpëtonte, por nuk ia doli të kthehej dhe vetë në breg. As mjekët nuk mundën të bënin gjë.

Ai ndodhej në plazh kur vuri re që djemtë po thërrisnin për ndihmë për shkak të detit me dallgë. Kështu bashkë me pushuesit e tjerë u hodh menjëherë në ujë, arriti tek fëmijët që po laheshin me kamerdare dhe i ndihmoi. Por diçka shkoi keq dhe 53-vjeçari nuk arriti t’ia dalë për shkak të rrymave të forta.

Trupi i tij u nxor nga pushuesit në breg edhe pse ndihma e shpejtë nuk mungoi ai nuk mundi të mbijetonte.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në SHBA

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në ver...

21:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46