Flash

Chrissy Teigen tregon si duket gjoksi pas heqjes së implanteve

Lapsi.al 10 August 2020
Chrissy Teigen tregon si duket gjoksi pas heqjes së implanteve

Chrissy Teigen është ende duke u mësuar me paraqitjen e saj fizike pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr implantet e gjirit.

Por modelja e famshme nuk ka aspak frikë që të tregojë rezultatet, pasi ka dokumentuar rikthimin e saj në mediat sociale.

Ajo i la pak vend imagjinatës të dielën, teksa pozoi topless para pasqyrës për një video seksi që e publikoi më pas në Instagramin e saj.

34-vjeçarja kishte veshur një palë streçe me prehër të lartë që i rrinin pas trupit, ndërsa mbante gjoksin e saj me dorë para pasqyrës.

Teigen kohët e fundit zbuloi se ajo po konsideron të bëjë një operacion të dytë për zvogëlimin e gjoksit, vetëm një muaj pasi i ka hequr implantet.

Pak kohë më parë, modelja zbuloi shenjat që i kishin mbetur në pjesën e poshtme të gjoksit pas ndërhyrjes, pasi kishte ende njerëz që nuk e besonin.

“Disa miq të mi vazhdojnë t’u tregojnë njerëzve se me të vërtetë kam bërë ndërhyrje, sepse askush nuk e beson. Këto janë shenjat”, shprehej ajo.

Chrissy ka qenë gjithmonë e hapur për trupin e saj dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj. Ajo ka treguar se ka qenë e vendosur për të hequr silikonin.

“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm për mua për shumë vite, por unë dua ta tejkaloj këtë pjesë. Unë do të doja që të mbërtheja një fustan në masën time, të shtrihem barkazi me rehati! Prandaj mos u shqetësoni për mua!”, shkruante ajo në postim.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja italiane

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit, televizionit dhe kinemasë, ka ndërruar jetë. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Romë. Valeri sapo...

15:30

Chriss Patt bëhet baba për herë të dytë

Katherine Schwarzenegger, 30 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me aktorin Chris Pratt, 41 vjeç. Vëllai i Katherine, Patrick konfirmoi lajmin e bukur për...

15:08

Miray Daner dhe Boran Kuzum në një lidhje

  Aktorët Miray Daner dhe Boran Kuzum të cilët  kanë luajtur në serialin “Dashuri e Plagosur” mendohet se kanë qënë të lidhur që para një viti kur M...

14:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI