Flash

Bill Gates tregon se kur përfundon pandemia, por jo per vende si Shqipëria

Lapsi.al 10 August 2020
Bill Gates tregon se kur përfundon pandemia, por jo per vende si

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha që pandemia e koronavirusit për “botën e pasur” do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, por që do të zgjasë më gjatë për të tjerët.

Vlerësimet e tij varen nga fakti nëse jetoni në vendet në zhvillim, ose në vendet më të pasura, siç janë Shtetet e Bashkuara. “Inovacionet në diagnostikim, terapi dhe vaksina janë mbresëlënëse. Kjo është arsyeja pse unë besoj se në një botë të pasur mund ta përfundojmë pandeminë deri në fund të vitit 2021, dhe për pjesën tjetër të botës deri në fund të vitit 2022”, tha Gates.

Siç dihet, Gates siguron fondet e kërkimit mjekësor dhe programeve të vaksinave përmes fondacionit të tij Bill & Melinda Gates.

Ai paralajmëroi që pandemia i kishte rikthyer të gjitha vendet e botës vite pas kur ishte fjala për rritjen ekonomike, luftën kundër HIV, malarias dhe sëmundjeve të tjera.

Ai kritikoi gjithashtu sistemin e testimit koronavirus amerikan, si dhe mënyrën se si Presidenti Trump po merret me situatën.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në SHBA

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në ver...

21:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46