Flash

Paris Jackson ndahet nga i dashuri

Lapsi.al 9 August 2020
Paris Jackson ndahet nga i dashuri

Paris Jackson raportohet se është ndarë nga i dashuri Gabriel Glenn që të fokusohet më shumë tek vetja.

“TMZ” ka raportuar se Paris  ka vendosur të ndahet nga Grabriel në mënyrë që të ketë mundësinë t’i përkushtohet vetes. Çifti filloi të shoqërohej për herë të parë në nëntor të vitit 2018.Në finalen e serialit “Unfiltered: Paris Jackson and Gabriel”, ku çifti ndan me ndjekësit çdo gjë nga jeta e tyre, ajo shpërtheu në lot teksa mendoi se si do të ishte pa Gabriel-in.Gabriel tha: “Që kur filluam të dilnim bashkë, thamë që nëse marrëdhënia në çift nuk do të funksionojë, gjithmonë do të mbeteshim në jetën e njëri-tjetrit”.Në fund të shfaqjes, Paris pranoi se donte të rritej si person, por ishte e pasigurtë nëse shfaqja do të vazhdonte pa Gabriel-in.Paris u ndal tek  marrëdhënia e tyre dhe për atë që ka mësuar nga ajo: “Gabe më tregoi se dashuria ekziston, jo vetëm në filma. Nuk është aq e bukur sa ç’duket në filma. Mund të bëhet e shëmtuar. Por mund të bëhet edhe më e bukur se nëpër filma.”Më pas  shtoi: “Dhe është e mundur. Dhe ai më bën të mos ndihem vetëm. Ai ka patur një ndikim tek unë dhe në jetën time në mënyra, të cilat as nuk mund t’i përshkruaj. Nuk mund ta shoh jetën time pa të.”

Të këshilluara

Dj Erick Morillo arrestohet për abuzim seksual

Dj Erick Morillo është bërë i njohur përmes punës që ka bërë në këngën “Drunk in Love” të këngëtares Beyonce. Kohëve të fundit, ai është bërë edhe më i komen...

12:28

Kim dhe Kanye i japin fund mosmarrëveshjeve

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe disa ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se ata kanë vendosur të...

11:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI