Flash

Cardi B : Nicky Minaj ka bërë një punë të paqme

Lapsi.al 9 August 2020
Cardi B : Nicky Minaj ka bërë një punë të paqme

Cardi B duket se ka një lloj vlerësimi për Nicki Minaj. Ndonëse nuk përmendi emri, në një intervistë të fundit me Apple Music, ku foli për reperet që dominuan skenën muzikore, Cardi la të nënkuptohej se e vlerëson Nicki-n.

“Kur isha e vogël, diku te 8 vjeç...Jo, prit se po gënjej. Kur isha gjashtë, shtatë ose tetë, kishte shumë repere. Pastaj erdhi një kohë që nuk kishte fare. Unë dëgjoja e dëgjoja e vazhdoja të dëgjoja këngët e viteve 2000. Më duhet t’u bëja replay sepse nuk kishte asnjë repere,” tha ajo.Më pas, Cardi shtoi:“Pastaj erdhi një repere që dominoi për shumë gjatë. Ka bërë një punë të paqme. Ajo mbizotëron akoma.”Cardi u shpreh se “nuk e di nëse do të vijë sërish dita kur të mos ketë më repere”, sepse është diçka që nuk e parashikon dot.Përsa i përket raportit të komplikuar mes tyre, shenjat e para për një marrëdhënie të tensionuar nisën në mars të vitit 2017, kur Nicki pëlqeu një koment poshtërues ndaj Cardi-t në Instagram. As bashkëpunimi i tyre me Migos në “MotorSport” nuk e qetësoi situatën. Marrëdhënia mori të tjera përmasa dramatike në shtator të 2018-s, në festën e organizuar nga Harper’s Bazaar në përfundim të Javës së Modës në Nju Jork. Cardi dhe Nicki u përfshinë në një sherr fizik, i cili referuar deklaratës së Cardi-t, ishte shkak i komenteve të Nicki-t për vajzën e Cardi B, Kulture.“Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake.”

Të këshilluara

Kim dhe Kanye i japin fund mosmarrëveshjeve

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe disa ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se ata kanë vendosur të...

11:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI