Flash

Fansat kërkojnë largimin e videoklipit të Cardi B me protagoniste Kylie Jenner

Lapsi.al 8 August 2020
Fansat kërkojnë largimin e videoklipit të Cardi B me protagoniste

Cardi B i ka rritur akoma më shumë temperaturat, pasi ka publikuar klipin më të ri, që është një bashkëpunim me Megan Thee Stallion.  Kënga e re titullohet “Wap” dhe përmban skena mjaft seksi dhe +18.

Por paraqitja e befasishme e Kylie Jenner në videoklipin e shumëpritur ishte surpriza më e madhe për fansat e 22-vjeçares.

Kylie tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj leopard, në një korridor të frymëzuar nga ai në filmin “Alice In Wonderland” (Eliza në botën e Çudirave).

Bukuroshja shfaqet e veshur me një body me print leopardi dhe një palë çizme të gjata në të njëjtin dizajn, ndërsa shfaqet për vetëm 30 sekonda në minutën 1:39.

E gjithë skena është e filmuar në slow motion dhe kjo e bën akoma më tërheqëse paraqitjen e Kylie Jenner.

Mirëpo, duket se këto 30 sekonda të Kylie-t nuk janë pritur aspak mirë nga audienca që ka shpërthyer në komente negative, duke e konsideruar pjesëmarrjen e saj në klip si neveri.

Të këshilluara

Njihuni me modelin më të kërkuar në Google

Pas daljes nga karantina, njerëzit iu drejtuan salloneve të bukurisë për të rikthyer modelin e flokëve të mëparshëm ose për ta ndryshuar tërësisht atë, sepse pa...

17:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI