Flash

Dy risqet e bastit të Bashës

Lapsi.al 8 August 2020
Dy risqet e bastit të Bashës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të brigjeve të boshatisura të këtij sektori që përbën mbi 20% të ekonomisë së vendit, kreu demokrat nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vijuar me platformën që ka zgjedhur prej disa javësh, atë të politikanit që theksin po e vendos tek ekonomia.

Një ditë më parë, Lapsi.al botoi një analizë (poshte) ku shpjegohej kjo strategji e re e Bashës, të cilën sipas të gjitha gjasave ia kanë servirur spin doctors-at e tij izraelitë. Sipas saj nuk ka armë më të fortë për të mposhtur Edi Ramën, sesa të këmbëngulësh në këtë pikë. Në një kohë kur shefi i rilindjes po rreket ti gënjejë shqipëtarët me lugën e zbrazët të projekteve 3D, kupola demokrate gjykojn se është tejet efikase, ta përqendrosh vëmendjen tek shtresat më të varfra, që kanë mbetur në rrugë pas tërmetit të 26 nëntorit,  tek ata që kanë humbur punën prej muajsh dhe nuk janë ndihmuar veçse me 40 mijë lekshin e pagës së luftës, tek mungesa e paketës së tretë të ndihmës, e cila u premtua dhe me të cilën u mashtrua, tek fakti që mbetëm vendi i fundit në rajon për ndihmën direkte, që i kemi atyre që u goditën nga pandemia.

Lexo me tej:

Loja nën rrogoz që po zhvillohet mes Ramës dhe Bashës. Faktet dhe shifrat

Pra nëse ka një pikë ku Edi Ramës i shkrihet i gjithë kallaji i propagandës dhe ku i shumëzohen me zero loghoretë e stërgjatura në TV, ajo është ekonomia.

Më sa duket, pikërisht për këtë, këshilltarët e huaj, që ka marrë për fushatën e ardhshme, i kanë këshilluar liderit demokrat  të merret më shumë me krizën e turizmit, sesa me listat e hapura;  me bizneset që po falimentojnë, para prishjes së koalicioneve; me realizimin e mangët të paketave të ndihmës, para hedhjes në erë të marëveshjes së 5 qershorit.

Pra, duket se basti që ka vënë Lulëzim Basha është tu flasë njerëzve më pak për tema abstrakte si rrezikimi i demokracisë dhe ti drejtohet portofolit të tyre. Ai po kërkon që të mos këmbëngulë tek zhbërja e lirive, por tek tretja e buxhetit. Ai po tenton mos i thërrasë ndërgjegjjes, por interesit.

Natyrisht askush nuk mund ta mohojë se në kushte normale kjo do të qe një lëvizje elektorale e përkryer. Një mase që ka si preokupim fundin e muajit e ke më të vështirë ti flasësh për sindromat e fund rregjimit.

Por fatkeqësisht Shqipëria nuk është në situatë normale dhe rruga që ka zgjedhur Basha ka dy rrisqe të mëdha.

Së pari, zgjedhjet që po trokasin nuk do jenë aq të çilrëta, sa ai që vë në dukje rrënimin e kundërshtarit të arrijë ta mposhtë atë edhe me votë. Ato po ravijëzohen si një amalgamë influencash, banditësh, parash, trafiqesh, që në fund përfundojnë me deformim të rezultatit.

Një regjim si ky tetëvjeçar i rilindjes, e ka më të lehtë ti grabisë, sesa ti fitojë ato realisht. Prandaj, në kushte të tilla, opozita nuk e ka luksin ta kalojë në plan të dytë të prioriteteve të saj temën e deformimeve demokratike, sepse nëse vota masakrohet sërish, ashtu si në 1996, ashtu si në 2001, ashtu si në 2017, kundërshtarëve të Ramës nuk mund ti vijë më në ndihmë ekonomia, por mbeshtetja tek parimet e shtetit ligjor.

Basti që ka vënë Basha ka edhe një risk të dytë. Nëse ndodh “mrekullia” dhe Edi Rama nuk arrin të vjedhë aq sa ka planifikuar, pra nëse me gjithë skuadrat e tij të krimit ai nuk e pengon dot rotacionin,  strategjia e fitimit të pushtetit duke shfrytezuar krizën ekonomike do të rezultojë afatshkurtër.

Sepse ushtrimi i qeverisjes nga rilindja ne na tregoi se situata ku gjendemi sot është para sëgjithash një krizë autoritarizmi, një krizë e kapitalizmit pa norma, një krizë e “konkurencës” pa garë dhe e vendimmarrjes pesonale. Sot shumë shqiptarë nuk gjendet në buzë të humnerës se qeveria nuk ia doli të zbatonte një projekt të caktuar, ata po lëngojnë sepse u zhbë çdo rregull loje, që të fitonte një pakicë.

Në këtë kuptim, strategjia e fundit e zgjedhur nga Basha për ti mbivendosur  deformimet ekonomike mbi ato demokratike, nuk e armtatois me antikorpe pushtetin e nesërm, për të mos u prekur nga i njëjti virus si rilindja. Sa do efikase të duket që tu flasësh njerëzve për xhepin dhe kuletën e tyre, ajo nuk është veçse një iluzion. Kjo rrugë ndoshta mund të prodhojë rotacionin, por kursesi ndryshimin, i cili nuk vjen me pak lëmoshë më shumë, por me ndryshimin e rregullave për të gjithë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kë do të kthejë PD në parlament?

Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së për...

15:55

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në...

15:25

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht d...

14:53

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

14:40

Kë do ndëshkojë vota e 2021?

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kineasti dhe aktivisti i njohur amerikan, Michael Moore rreshtoi pesë arsye përse do të fitonte Trump dhe jo Clinto...

16:54

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të v...

16:34

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundes...

19:28

Rama, një fund plot frikë

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Ra...

18:22

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI