Flash

Liga e kampionëve/ Golat e ndeshjeve të djeshme (video) dhe sfidat e sotme

Lapsi.al 7 August 2020
Liga e kampionëve/ Golat e ndeshjeve të djeshme (video) dhe sfidat e

Manchester City dhe Lyon siguruan mbrëmë çerekfinalen në kurriz të Juves dhe Realit ndërsa sot priten të dalin edhe dy skuadrat e tjera që do të nisen për Lisbonë për të garuar mes 8 më të mirave në Champions League

 Në ora 21:00, përballen Barcelona vs Napoli barazuan 1-1 në Itali prandaj spanjollët janë favorit për të kaluar në çerekfinale.

Po në të njëjtën orë luajnë edhe Bayern Munich vs Chelsea. Bayerni e ka mposhtur 3-0 Chelsean në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” dhe është pothuajse me dy këmbë në çerekfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të përballen së bashke në çerekfinale. Ndoshta edhe këtë të shtunë nuk do të mungojnë spektakli golat dhe surprizat si dje.

Dje/ JUVENTUS 2-1 LYON

Në Torino ndodhi ajo që nuk pritej, skuadra që doli nga Champions ishte Juventus. Francezët e Lyon, edhe pse pa ndeshje kampionati në këmbë mbrojtën 1-0 e vajtjes, duke e mbyllur sfidën me humbjen 2-1 por që I mjafton për të shkuar në cerekfinale. Skuadra e Garcias komplikoi gjërat për bardhezinjtë që pësuan një gol me penallti në minutën e 12, me një penallti inekzistente, për një ndërhyrje në zonë të Bentancur, që dukej e rregullt. Arbitri pasi e konfirmoi me VAR, nën protestat e Sarrit, i dha mundësinë Depay të realizonte nga pika e bardhë.

Juventus i beson si gjithnjë njeriut të saj më përfaqësues. Është Cristiano Ronaldo që ktheu barazinë në fushë në 1/8 e kthimit të Champions League përballë Lyon. Këtë herë u ankuan francezët për 11 metërshin e akorduar për prekje të topit me dorë nga Depay në zhvillimet e një goditje dënimi. Var konfirmoi vendimin e arbitrit dhe nga pika e bardhë Ronaldo nuk gaboi.

Portugezi mori përsipër gjithcka dhe 15 minuta pas rifillimit përmbysi ndeshjen me Lyon, me një perlë të vërtetë nga jashtë zonës. Rezultati shkoi në 2-1, me një gol ende të nevojshëm për të shkuar në cerekfinale të Champions, por Sarri tradhëtohet nga Dybala. Argjentinasi I futur për të ndryshuar fatet e kualifikimit, nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe doli nga fusha 10 minuta pasi hyri. Bardhezinjtë dalin turpshëm nga Champions në 1/8 dhe Sarri e mbyll sezonin me vetëm titullin e fituar…

MANCHESTER CITY 2-1 REAL MADRID

Do të jetë Manchester City që do të përballet në cerekfinale të Champions League Lyon. Në Etihad Stadium të besuarit e Guardiola mposhtën 2-1 Real Madrid, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së parë në Bernabeu. Vendimtare dy gabime të Varane, që i lejuan Gabriel Jesus ti Sterling asist për avantazhin në minutën e 9 e të shënonte vetë në të 68'. Nuk shërbeu për asgjë barazimi provizor i Benzema në të 28'.

Nuk ishte e lehtë të rikuperoje 2-1 sidomos në një transfertë në fushën e Manchester City. E sikur të mos mjaftonte Real Madrid ia vështirësoi vetes, duke pësuar dy gola nga gafa të vërteta të mbrojtjes. E armiku antic Pep Guardiola mund të buzëqeshë e të ndjekë një Champions League që I shpëton nga 2011 kur drejtonte Barcelonën. Pa Sergio Ramos, I skualifikuar, Real nuk ishte me sigurinë e zakonshme dhe më shumë se të gjithë e ndjeu Varane.

Real Madrid provoi të mos dilte nga kompeticioni dhe tentoi barazimin e dytë me Modric, por nuk arriti, madje rrezikoi të pësonte edhe të tretin nga Gabriel Jesus e pastaj David Silva me goditje dënimi. Por nuk ka nevojë: Manchester City fiton dhe avancon në cerekfinale. Rrëzohet një Real Madrid që përshëndet Champions me bindjen se mes vajtjes e ardhjes eliminimi ishte plotësisht I merituar.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI