Flash

Loja nën rrogoz që po zhvillohet mes Ramës dhe Bashës. Faktet dhe shifrat

Lapsi.al 7 August 2020
Loja nën rrogoz që po zhvillohet mes Ramës dhe Bashës.

Midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, po zhvillohet një betejë e ashpër në distancë që nuk ka lidhje as me kodin zgjedhor, as me ndryshimet kushtetuese dhe as me vjedhjet përmes koncesioneve. Ajo është beteja për ekonominë që kryeministri do ta shmangë me çdo çmim, ndërsa shefi i opozitës po bën të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në plan të parë. Që në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme kur vendosi të shëmbë në mënyrë barbare teatrin e deri në ditën që hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit, Edi Rama ka një qëllim, të radikalizojë me çdo mënyrë jetën politike në mënyrë që polarizimi të pengojë debatin për problemet reale të njerëzve, Atë, sipas sondazheve, më shumë se gjithçka e ka vënë në vështirësi turi i kreut demokrat për të folur me bizneset që kanë falimentuar, me familjet që nuk kanë marë ndihmat, me njerëzit që kanë mbetur të papunë. Nga ana tjetër Bashës, strategët e tij izraelitë të fushatës i kanë dhënë një ultimatum të prerë: "mos dëgjo se ç'filet në sallonet e Tiranës se nuk po bën opozitë të ashpër dhe të vendosur, evito të flashësh për listat dhe koalicionet që shumica e shqiptarëve as nuk i kuptojnë as janë të interesuar, këtë gjë lërja në dorë ekspertëve, ti fol vetëm për gjendjen e rëndë ekonomike të njerzve".

Këtë bëri edhe Basha sëfundi duke deklaruar: "Pesë muaj pas mbylljes nga pandemia, është fakt që paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset. Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria".

Lexo më tej: 

Basha: Paketat e qeverisë gjatë periudhës së pandemisë gjysmake 

Dhe kjo betejë që herë del në sipërfaqe e që herë Rama arrin ta fshehë duke e mbytur me shernajën e politikës për politikë e ka një histori.

Pika më e dobët e kësaj qeverie, janë rrënimi ekonomik gënjeshtat se do ti ndihmojë shtresat më të prekura nga tërmeti i nëntorit dhe kriza e Covid 19, si dhe ndihma më e vogël që ajo ka shpërndarë për popullsinë në krahasim me vendet e rajonit. Lapsi.al i ka marrë një e nga një dhe është e vërtetë që me këtë lojë që e ka rrënuar edhe në sondazhe, Rama del zbuluar.

Pak kohë më parë një investigim i BIRN, tregoi se qeveria i ka mashtruar njerzit e prekur nga tërmeti shkatërrues, se ajo nuk ka qenë në gjendje ti ndihmojë ata që janë prekur dhe se madje Rama gënjen hapur kur shpall numrin e atyre të cilëve rilindja u është gjendur pranë.

“Nuk do të lemë derë pa trokitur,” premtoi Rama, kur nisi operacioni i shpërndarjes së pakove me ushqime nga forcat e Ushtrisë. Më pas ai pretendoise nga marsi deri në fund të majit për mbi 400 mijë familje dhe individë të janë asistuar nga operacioni humanitar.  Por ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se vetëm gjysma e tyre, pra rreth 226 mijë familje arritën të ndihmohen me paketa ushqimore dhe jo-ushqimore falas. Gjendja bëhet edhe më e keqe po të shohësh shifrat që deklarojnë bashkitë. Sipas BIRN në të gjithë territorin e Shqipërisë u shpërndanë gjithsej rreth 173 mijë paketa ushqimore falas në total madje në këtë numër nuk janë vetëm ndihmat e qeverisë, por edhe ato që u mblodhën si donacione nga shoqatat dhe kompanitë e biznesit.

Investigimi i BIRN/ Si gënjeu Rama me ndihmat që iu dhanë më të varfërve 

Gjendja është shumë më e rëndë, po të futet edhe bilanci i pandemisë. Qeveria e Edi Ramës renditet ekskluzivisht e fundit në rajon, për ndihmën direkte, pra me para në dorë, që i ka dhënë qytetarëve të saj gjatë periudhës së izolimit.

Një vëzhgim i bërë sipas shifrave të FMN-së, tregon se në krahasim me Prodhimin e saj të Brendëshëm Bruto, qeveria shqiptare ka dhënë më pak se të gjitha shtetet e ballkanit perendimor.

Mbështetjen direkte më të madhe e dha Serbia me 3,2% të PBB.

Në Kosovë, qeveria Kurti ofroi si pagesa direkte në llogaritë e punonjësve që humbën punën dhe shtresat në nevojë 2.5% të PBB.

Në Bosnjë Hercegovinë ajo është në shifrën 1.5% të PBB-së

Në Maqedoni qytetarët në nevojë kanë marë një shifër të barabartë me 1,2% të PBB-së.

Në Mal Zi ajo është  sa 1% të PBB-së.

Ky kontribut me pikatore i qeverisë të Tiranës për qytetarët e saj më të varfër vjen si shkak i borxhit të lartë. Shqipëria renditet si shteteti me borxhin më të lartë në rajon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke u kaluar vetëm nga Mali i Zi .

Por historia nuk mbaron këtu. Duke i ditur shifrat katastrofike të ndihmës që kishte dhënë për qytetarët e tij Rama kishte premtuar një paketë të tretë ndihmash që nuk arriti ta "dhuronte" kurrë. Ai kishte vendosur madje dhe datat se kur do të ekzekutohej kjo paketë e tretë midis 20 dhe 25 majit, nëse një gjë e tillë ishte e nevojshme. Por kur u pyet live ai deklaroi në “Opinion” (shiko videon linku poshtë), se nuk ka premtuar kurrë një paketë të tretë ndihmash nëse situata s’do e bënte të domosdoshme… Ai tha atëhere se vendi po hapej, se izolimi kishte përfunduar dhe kjo paketë bëhej e panevojshme pasi njerëzit kishin rifilluar punën.

Gënjeshtra me video/ Rama jo vetëm s’jep paketë të tretë ndihme, por e mohon edhe që e ka premtuar 

E ky qe mashtrimi i tij i madh. Sepse në kohën kur fliste Shqipëria numëronte zyrtarisht 60 mijë njerëz që kishin humbur punën (shiko videon linku poshtë), një pjesë e të cilëve si në fasoneri dhe turizëm ende edhe sot nuk e kanë rifilluar atë. Pra ende sot ka shqiptarë që kanë humbur vendet e punës që në mars, të cilët kanë marë vetëm 40 mijë lekë pagë lufte dhe që qeveria ka refuzuar ti ndihmojë.

Debati në Open/ Rama shkëlqen si batutaxhi por del bllof me shifrat 

Pra pikërisht për këto arsye, se nuk ka ndihmuar dot sipas premtimeve që ka dhënë vetë shtresat në nevojë të prekura nga tërmeti i 26 nantorit, se ka lënë në mes të rrugëve të papunët e dalë nga kriza që shkaktoi pandemia, se ka ndihmuar më pak se kushdo, bizneset në krizë, Edi Rama i trembet si djalli temjanit mbajtjes së debatit tek ekonomia. Ndërsa Lulzim Basha edhe me çmimin qe të duket i dobët dhe jo radikal ka vënë bast për ta vendosur fokusin aty.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI