Flash

Gashi një dokumentar mbi jetën e tij, nga lufta në Kosovë e deri tek jetesa si emigrant

Lapsi.al 7 August 2020
Gashi një dokumentar mbi jetën e tij, nga lufta në Kosovë e

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.

Momentalisht ai po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”, që publikohet ditën e nesërme. Në një postim në Instagram disa ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Ndërkohë ai ka  publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe  Njomza, teksa vetëm 5 ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.

Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Ndërkohë, ditën e sotme del edhe dokumentari i reperit me origjinë shqiptare që titullohet “Now you know” (Tani ti e di).

Ai ka publikuar trailerin në Instagram, nga ku kuptuam se flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar.

Po ashtu, edhe në mbishkrimin e videos, Gashi ka bërë me dije se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

“NOW YOU KNOW” Dokumentari del sot …. nëse keni ngecur në fund dhe keni nevojë për diçka për t’ju nxjerrë nga balta ju sugjeroj ta shikoni këtë sot. Ky dokumentar është për fëmijët që nuk kanë familje të pasura … nuk kanë lidhje, por kanë ëndrra për të cilat do jepnin jetën.

Mirëpo, nuk ka mbaruar këtu.

Gashi ka bërë me dije në një koment se po ashtu po përgatit një film me Netflix, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke na lënë mes pikëpyetjeve të shumta.

Të këshilluara

Gokce Akyildiz i jep fund martesës së saj

Aktorja turke Gokçe Akyildiz  është ndarë nga bashkëshorti i saj pas 3 vitesh martesë. Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit "Lule të vetmuara", ku Mustaf...

14:10

Aksidentohet djali i reperit Diddy

Djali i reperit Diddy, King Combs, u përfshi në një aksident automobilistik  në BeverlyHills,  policët thanë se një burrë në një Tesla humbi kontrollin si r...

10:41

Bebe Rexha shtrohet në spital

  Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar për ndjekësit në instagram se është duke vuajtur nga sinuset e hundës. Ajo ka marrë një inf...

10:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI