Flash

6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Lapsi.al 7 August 2020
6 ushqime që stimulojnë rënien në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori.

- Kokoshka

Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë protetina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumonipa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvëndësoni patatinat me kokosha.

- Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

- Frutat e thata

Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura,omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

- Kos pa yndyrë

Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra,boronica dhe fruta të tjera.

- Gjalp kikiriku

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë proteinash dhe i pasur më fibra. Mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe sheqerit në gjak. Konsumojeni me bukë gruri, ose fruta.

- Vezë të ziera

Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to.

Të këshilluara

5 gabimet që bëjmë kur mbajmë dietë

Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Dieta duhet të jetë e balancuar  duke marr...

14:30

Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipa...

16:00

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës. Pastrimi ap...

18:05

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI