Flash

Michelle Obama tregon se vuan nga depresioni

Lapsi.al 6 August 2020
Michelle Obama tregon se vuan nga depresioni

Në edicionin e dytë të postcast-it të saj, i cili u transmetua ditën e mërkurë (5 gusht), ish-zonja e parë, Michelle Obama, reflektoi mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familje, u është dashur të përballen, si rezultat i pandemisë.

“Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët”, tha ajo. “Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.” (referuar administratës së Donald Trump) Obama shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj. Ajo thotë se zgjohet në mes të natës, sepse “shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim.” “Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë...ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”, tha ajo.

Obama tha se protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që kanë “pllakosur vendin” gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore. “Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”, tha ajo.

Të këshilluara

Dua Lipa del hapur kundër Trump

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka reaguar per ate që ndodhi në Bejrut të Libanit. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa imazhe nga shpërthimi, ku shkr...

18:06

5 filma të famshëm rreth planetit Mars

Nga pushtuesit e vegjël jeshilë deri në vetminë e eksplorimit të hapësirës,  planeti mars ka ushqyer gjithmonë imagjinatat tona kinematografike. Ndërsa NASA ...

14:44

Sot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe

Sot janë plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Holly...

14:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI