Flash

“Google” ndryshon dizajnimin, përcjell mesazh për vendosjen e maskës

Lapsi.al 6 August 2020
“Google” ndryshon dizajnimin, përcjell mesazh për

Google bëhet i ndjeshëm dhe në çështjen e ditës, COVID-19. Së fundi, edhe ju e keni vënë re një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës. Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC). Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social. Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë. Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur. Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps. Ndër të tjera një PSA (Public Service Announcement - mesazh me interes publik) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata. Bëje për vete. Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)

Të këshilluara

Filmat e njohur dedikuar studentëve

Jeta është sfiduese, dhe si student, ju mund të humbni motivimin si rezultat i sfidave të jetës. Kur keni nevojë për të balancuar punën dhe argëtimin, mund të j...

16:48

Gashi paralajmëron një bashkëpunim me Sting

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, njofton fansat se po vjen me albumin e katërt me radhë pas “Gashi”, “STAIRS” dhe “Ask Bout Me”. A...

12:41

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI