Flash

Dj Sardi flet për herë të parë për historinë e dashurisë

Lapsi.al 6 August 2020
Dj Sardi flet për herë të parë për historinë e

Dj Sardi ka folur për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me një vajzë identitetin e së cilës ende nuk e ka zbuluar.

Në një intervistë për Story.al, ai tregoi se nuk e zgjodhi atë për faktin që nuk është e njohur në publik, pasi të dy kanë 12 vite që e pëlqejnë njëri-tjetrin.

Por a ka plane për dasmë Sardi?

Sigurisht që po, madje ai i ka dhuruar edhe një unazë për të cilën thotë se është një premtim që i ka bërë partneres se do ta dojë përgjithmonë.

Megjithatë sa i përket ceremonisë së dasmës, Sardi nuk ka folur më gjatë pasi ka menduar diçka mjaft interesante që do ta zbulojë në momentin e duhur.

Pjesë nga intervista:

Dj. Sardi dhe femrat e bukura që e synojnë. Jeta jote është më interesante kur je single, apo kur je në lidhje?

Secila ka bukurinë e vet. Lidhet me personin që ke pranë dhe momentin. Imja është shumë e bukur, dhe nuk jam single.

Meqë jemi tek lidhja, ç’mund të na zbulosh më shumë partneren. Ku jeni njohur, dhe pse zgjodhe një vajzë të panjohur në publik?

Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!

Fakti që të pamë më unazë në gisht, do të thotë që tashmë je fejuar dhe po planifikon dasmë?

Unaza është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë.

Si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi?

Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti.

Të këshilluara

Gashi paralajmëron një bashkëpunim me Sting

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, njofton fansat se po vjen me albumin e katërt me radhë pas “Gashi”, “STAIRS” dhe “Ask Bout Me”. A...

12:41

Michelle Obama tregon se vuan nga depresioni

Në edicionin e dytë të postcast-it të saj, i cili u transmetua ditën e mërkurë (5 gusht), ish-zonja e parë, Michelle Obama, reflektoi mbi ndryshimet që familja ...

10:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI