Flash

Ashley Graham flet për eksperiencën pas shtatzënisë

Lapsi.al 6 August 2020
Ashley Graham flet për eksperiencën pas shtatzënisë

Në një bisedë me Kristen Bell, për Elle, Ashley Graham tregon për mënyrën sesi lindja e fëmijës dhe shtatzënia ndyshuan marrëdhënien me trupin e saj. Graham lindi fëmijën e saj të parë, Isaac, në janar me bashkëshortin, Justin Ervin.

“Kur mbeta shtatzënë, më duhej të rimendoja marrëdhënien time me trupin tim, me këtë krijesë brenda meje. Po fitoja peshë aq shpejt. Pastaj, të merrja strija në stomak, kjo për mua ishte si, “O Zot! Nuk mund ta besoj që ka ndodhur”, u shpreh Graham. Më pas, ajo vazhdon: “Në fillim u ndjeva e shkatërruar, por pastaj, kur takova Isaac, thashë: “Jo, kjo është pikërisht ajo për të cilën çdo grua flet prej shekujsh. Kjo nuk është vetëm një plagë beteje. Është diçka që më ka ndryshuar jetën përgjithmonë dhe unë do ta festoj trupin tim të ri.” Graham foli gjithashtu për komunitetin e njerëzve me ngjyrë, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për djalin e saj. “Vendi ynë është në dhimbje. George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe familjet e tyre merituan më mirë. Të gjithë njerëzit e këtij komuniteti, zëri i të cilëve është injoruar për shumë kohë, meritojnë më mirë. Djali im, Isaac është vetëm disa muajsh, por javët e kaluara kanë ngjallur biseda të thella në familjen tonë rreth pabarazive me të cilat përballet komuniteti i njerëzve me ngjyrë dhe çfarë do të thotë të jesh një njeri me ngjyrë në Amerikë. Unë dua që ai të rritet në një botë, ku drejtësia ekziston për të gjithë dhe askush nuk është i diskriminuar për shkak të ngjyrës së lëkurës.”

Të këshilluara

Dua Lipa del hapur kundër Trump

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka reaguar per ate që ndodhi në Bejrut të Libanit. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa imazhe nga shpërthimi, ku shkr...

18:06

5 filma të famshëm rreth planetit Mars

Nga pushtuesit e vegjël jeshilë deri në vetminë e eksplorimit të hapësirës,  planeti mars ka ushqyer gjithmonë imagjinatat tona kinematografike. Ndërsa NASA ...

14:44

Sot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe

Sot janë plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Holly...

14:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI