Flash

Sot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe

Lapsi.al 5 August 2020
Sot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe

Sot janë plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Hollywood.Gjatë gjithë jetës së saj relativisht të shkurtër, Marilyn Monroe luftoi me çmimin e suksesit. Megjithëse filmat e yllit të Hollywood-it, siç është raportuar, kanë grumbulluar 200 milionë dollarë fitime, Monroe pësoi shumë humbje profesionale dhe personale.Në një artikull të fundit me rastin e 58-vjetorit të vdekjes, Insider ka renditur plot 50 foto të rralla të aktores së famshme, që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës, shoqëruar me trazirat e jetës personale, martesat, dështimet dhe, natyrisht, edhe jetën artistike.

Një portret i Marilyn Monroe, në studio, 6 muajshe, 1927

Marilyn Monroe lindi në vitin 1926 si Norma Jeane Mortenson dhe më vonë u pagëzua si Norma Jeane Baker, sipas biografisë.

E vlerësuar gjerësisht si një nga aktoret më të njohura të shekullit të 20-të, Monroe bëri histori gjatë gjithë viteve që jetoi. Ndikimi i saj është akoma i gjallë edhe sot e kësaj dite, pasi “logot” Monroe vazhdimisht shiten me çmime të larta në ankande në të gjithë botën.

Gladys Baker, e ëma, duke mbajtur në krahë të bijën, Norma Jeane Baker (Marilyn Monroe), 1926

"Në një farë mënyre, ajo është më e njohur sot sesa ishte atëherë",- citohet të ketë thënë Lawrence Schiller, fotograf dhe mik i Monroe, autor i "Marilyn & Me".

Megjithëse një pjesë e madhe e jetës së saj private njihet gjerësisht - nga fëmijëria e saj e vështirë deri te martesat e trazuara - disa imazhe nga jeta private, larg kamerave, mund të mos i keni ndeshur.

Monroe, djathtas poshtë, 1929

Insider rendit një pjesë të mirë të historisë së aktores, referuar edhe biografisë së saj, dhe risjell edhe një herë në vëmendjen e lexuesve ndikimin absolut të ikonës së bukurisë në të gjitha kohët.

"The Misfits"

"The Misfits" ishte filmi i fundit i Monroe. Më 5 gusht, 1962, aktorja u nda nga jeta në rezidencën e saj në Los Angeles në moshën 36-vjeçare. Shkak i vdekjes u raportua mbidoza e drogës.

Monroe, 5 vjeç

Të këshilluara

Vera stina më e mirë për trajtime me botox

Nëse jeni si pjesa më e madhe e njerëzve, që punojnë gjatë gjithë vitit për të shijuar disa ditë të mira në verë, atëherë e nisim që këtu. Shpeshherë kjo do të ...

11:43

Capital T flet për detajet e albumit

Prej muajsh Capital T ka lajmëruar fansat se do publikojë albimin e tij të ri me një emër krejt të veçantë “Skulpturë”, që pritet të bëjë namin këtë verë. Albu...

09:55

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI