Flash

Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime

Lapsi.al 5 August 2020
Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa

Dua Lipa ka mbledhur emrat më të mëdhenj të muzikës për të bërë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”.Këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumëpritur me Madonna-n dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.Por, kjo nuk është surpriza e vetme pasi, ajo do të sjellë edhe remix-in e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, me të tjerë artistë të njohur.Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga do të publikohet më 21 gusht.Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës më të fundit “Physical”.Pak ditë më parë, në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson dha një lajm fantastik për fansat e këngëtares.Teksa fliste për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, Mawson tregoi se Dua ishte ndikuar shumë nga albumi “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna dhe se të dy albumet përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë.”- ka treguar ai.

Të këshilluara

5 filma të famshëm rreth planetit Mars

Nga pushtuesit e vegjël jeshilë deri në vetminë e eksplorimit të hapësirës,  planeti mars ka ushqyer gjithmonë imagjinatat tona kinematografike. Ndërsa NASA ...

14:44

Sot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe

Sot janë plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Holly...

14:11

Vera stina më e mirë për trajtime me botox

Nëse jeni si pjesa më e madhe e njerëzve, që punojnë gjatë gjithë vitit për të shijuar disa ditë të mira në verë, atëherë e nisim që këtu. Shpeshherë kjo do të ...

11:43

Capital T flet për detajet e albumit

Prej muajsh Capital T ka lajmëruar fansat se do publikojë albimin e tij të ri me një emër krejt të veçantë “Skulpturë”, që pritet të bëjë namin këtë verë. Albu...

09:55

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI