
Po atëherë çfarë ka ndodhur? Pse kjo përmbysje? Pse Rama e dorëzoi rolin e protagonistit.
Një burim pranë kryeministrit i tha në mënyrë konfidenciale Lapsi.al se gjithçka lidhet me sondazhet. “Në periudhën e parë kur edhe Shqipëria ishte e panikuar nga sëmundja e panjohur dhe nga frika që ajo shkaktonte, autoriteti shtetëror dukej si shpëtimtar. Rama e shfrytëzoi këtë situatë dhe pikët e tij qenë tepër lart në sondazhe . Por dalëngadalë, kur frika u normalizua, kur gjithë periudha e izolimit u mbyll vetëm me 50 të vdekur, rënia e kurbës së kryeministrit qe e frikshme", tha ai.
Ka qenë pikërisht kjo përmbysje në pëlqyeshmërinë e njerëzve që e bëri kryeministrin të ndryshojë strategji. Nga njeriu që bëri çmos për t'u identifikuar me shpëtimtarin në ditë të vështira, Rama po bën ç‘është e mundur për të mos u njëhsuar me koronavirusin. Dhe kjo për disa arsye. E para është ajo ekonomike. Njerëzit e bënë fajtore qeverinë për izolimin që i rrënoi financat e tyre, dhe Rama nuk do që të hiqet një paralele direkte mes tij dhe krizës që ka mbëritur në pjesën më të madhe të familjeve. Prandaj ai nuk flet më për Covid- 19.
Rama, fillon pushimet në det. Zbulohet vendndodhja (fotot)
E dyta është se ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, u bënë shumë popullore teoritë konspirative që shihnin pas propagandës rreth pandemisë komplote për kontrollin me çip të personave apo imponimin e një vaksine të panevojshme. Shprehja "është thjeshtë një grip që po na e shesin si gogol", zuri vend në mënyrë absurde në shumë mendje. Dhe Rama që u bënte thirrje për t'u ruajtur nga ky rrezik filloi të shihej si armik nga kjo pjesë e popullatës. E treta është se nëse rastet shtohen me ritmin aktual dhe në vjeshtë ia beh një valë e dytë që mund të rrëzojë përtokë sistemin tonë shëndetësor, kryeministri nuk do që emri i tij të bëjë lidhje direkte me këtë katastrofë shëndetësore që mund të ndodhë fare pranë zgjedhjeve të ardhshme. Prandaj ndonëse gjendja sot është më e rëndë sesa në mars- prill, ndonëse të infektuarit dhe të vdekurit janë më shumë, po të hapësh Facebook-un e Ramës nuk gjen asnjë postim personal për Covid-19. Ai ka lënë Ogerta Manastirliun të komunikojë për këtë temë, duke hequr nga vetja identifikimin me një pandemi që me sa duket do të bëjë të vetën. ©LAPSI.AL