Flash

“Ishte si një bombë bërthamore. Ky vend i mallkuar”- Një pjesë e kryeqytetit të Libanit i ngjason bombardimeve të luftës. Shihni shkatërrimet

Lapsi.al 4 August 2020
“Ishte si një bombë bërthamore. Ky vend i mallkuar”-

Zona përreth portit të Bejrutit ku ndodhi shpërthimi pasditen e sotme i ngjan një zone bombardimesh në luftë. Porti është kthyer në gërmadhë nga shpërthimi i fuqishëm që ngriti në qiell një kërputhë gjigante tymi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkatërruar gjitha hotelet në zonë si edhe automjetet që kanë qenë në lëvizje.

“Ishte si një shpërthim bërthamor,” tha Walid Abdo, një mësues 43-vjeçar i shkollës në lagjen Gemayzeh afër Bejrutit.

Charbel Haj, i cili punon në port, tha se gjithëja filloi si shpërthime të vogla si fishekzjarret, shoqëruar me një shpërthim të madh. Rrobat e tij u shqyen.

Qindra metra larg vendit të shpërthimit, ballkonet u rrëzuan, ballkonet u rrëzuan, dritaret u shpartalluan, rrugët u mbuluan me xhama dhe tulla dhe u makinat e shkatërruara mbetën të palëvizshme.

Një grua e mbuluar me gjak nga beli, ecte nëpër një rrugë të shkatërruar ndërsa fliste me tërbim në telefonin e saj. Në një rrugë tjetër, një grua me fytyrë të përgjakur dukej e shqetësuar.

“Ky vend është i mallkuar,” tha një djalosh i ri.

Shpërthimi erdhi në një kohë kur ekonomia e Libanit po përballet me kolaps, e goditur si nga një krizë financiare e brendshme ashtu edhe nga kufizimet e koronavirusit.

Shumë prej banorëve kanë humbur vendet e punës, ndërsa vlera e kursimeve të tyre kanë avulluar për shkak të zhveftësimit të monedhës vendase.

Ajo gjithashtu vjen mes rritjes së tensioneve midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Shpërthimi u kujtoi banorëve shpërthimet masive gjatë luftës civile në Liban dhe u zhvillua vetëm tre ditë para se një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara të jepte verdiktin e saj për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në një kamion me bomba më shumë se 15 vjet më parë. Shpërthimi, me një ton eksploziv, u ndje milje larg, ashtu si shpërthimi i së martës.

Ishte kapitulli i fundit për një vend që ka pësuar një luftë civile 15-vjeçare, konflikt të përsëritur me Izraelin, atentate politike dhe kriza të ndryshme të tjera përfshirë krizën aktuale dhe të paprecedentë financiare dhe ekonomike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46