Flash

Gjykata liron bashkëshortin e Nicki-t për të qenë pranë lindjes së bebit

Lapsi.al 4 August 2020
Gjykata liron bashkëshortin e Nicki-t për të qenë pranë

Bashkëshortit të Nicki Minaj, Kenneth Petty i është dhënë leje nga gjykata për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tyre, pasi një gjyqtar uli kufizimet e udhëtimit, ndërkohë që ai pret vendimin që do të merret për të, në përfundim të gjyqit. Ky lirim paraprak, do ta lejojë atë të udhëtojë me Nicki-n si menaxheri i saj.

Reperja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Kenneth Petty, muzikantin 42-vjeçar, me të cilin u martua vitin e kaluar. Sidoqoftë, Nicki Minaj po e përballon e vetme të gjithë shtatzëninë, pasi Kenneth është arrestuar që prej muajit mars, pasi nuk u regjistrua si “sex offender” në Kaliforni, ku ai do të banonte me gruan e tij. Sipas ligjit, shkelësve u kërkohet që të azhornojnë regjistrimin në “çdo juridiksion ku ata banojnë, janë të punësuar ose ndjekin shkollën.” Nëse regjistrimi nuk bëhet i plotë apo siç duhet, kjo konsiderohet shkelje dhe mund të rezultojë në gjobë dhe dënim me burg, për maksimumi 10 vite. Ai u lirua nga burgu duke paguar një shumë prej $100.000 dhe me rregulla të rrepta se ku mund dhe nuk mund të udhëtonte. Me daljen e tij, ka edhe disa kushte, si moslejimi i përdorimit të susbtancave të paligjshme dhe mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.

 

Të këshilluara

Post Malone: Kam parë fantazma dhe ufo

Në një intervistë prej katër orësh me Joe Rogan, reperi diskutoi disa prej “takimeve” të tij të ngushta, që kishte patur me “llojin e tretë”. “Unë kam parë n...

18:54

Ç'po ndodh me Kanye dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se kanë organizuar një ‘arratisje familjare’ si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre të trazuar. Të dielën rep...

18:06

Hell's Kitchen vjen ndryshe këtë vit

Renato Mekolli do të rikthehet në “Hell’s Kitchen” me një sezon të ri të programit të gatimit në ekranin e Top Channel.Pas shumë zërave për largimin e tij nga S...

17:05

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj drejt martesës

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tj...

16:13

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI