Flash

Post Malone: Kam parë fantazma dhe ufo

Lapsi.al 3 August 2020
Post Malone: Kam parë fantazma dhe ufo

Në një intervistë prej katër orësh me Joe Rogan, reperi diskutoi disa prej “takimeve” të tij të ngushta, që kishte patur me “llojin e tretë”.

“Unë kam parë një kur isha rreth 16 vjeç. Isha në New York dhe thjesht qëndroja në vend.”

Më pas, ai vazhdoi:

“Si fillim, po ju them këtë: Tezja dhe bashkëshorti i saj, ishin shumë të rreptë dhe ne duhet të shkonim në shtrat në orën 10. Unë po shikoja nga dritarja me kushëririn tim dhe aty ishte thjesht një dritë që qëndronte në vend dhe më pas thjesht zhdukej. Dua të them..nuk mund ta shpjegoj dot.”

Rogan e pyeti se sa e fortë ishte kujtesa e tij për këtë ngjarje dhe ai u përgjigj: “Mesatare, por jam i bindur se atje kishte diçka.” Ai shtoi se kjo gjë i ka ndodhur dhe shumë herë tjera pas atij viti, në vende të ndryshme.

Malone shpjegoi: “Unë kam jetuar në Tarzana... E di që duket e çuditshme, por ishte si një fushë klasike forcash dhe aty kishte objekte të çuditshme në formë rrethore. Shpesh mendoja, “Si nuk e pa askush tjetër këtë? Unë isha atje me katër persona të tjerë dhe ata e panë gjithashtu, sikurse unë.”

Më pas ata vazhduan të diskutojnë mbi lajmet e fundit nga Pengaton se janë gjetur “automjete, që nuk janë krijuar në këtë Tokë.” Ata gjithashtu folën për fantazmat, për të cilat Post Malone këmbëngul se “janë të vërteta”.

Prezantuesi shpreson që një ditë të ketë një alien të ftuar në programin e tij.

“A mund ta imagjinoni? Një mik të gjatë tre-këmbësh, me gishta si antenë dhe që flet për llojin e tij në emision.”

Malone, pranon në fillim të programit se ishte nën efektin e "mushrooms" (kërpudha), por në këtë rast: një lloj droge, e quajtur ndryshe dhe si "kërpudha magjike", që jep si efekt anësor, haluçinacione. Reperi gjithashtu thotë se nuk kishte fjetur përpara se të vinte në emision.

Të këshilluara

Ç'po ndodh me Kanye dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se kanë organizuar një ‘arratisje familjare’ si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre të trazuar. Të dielën rep...

18:06

Hell's Kitchen vjen ndryshe këtë vit

Renato Mekolli do të rikthehet në “Hell’s Kitchen” me një sezon të ri të programit të gatimit në ekranin e Top Channel.Pas shumë zërave për largimin e tij nga S...

17:05

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj drejt martesës

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tj...

16:13

Destinacioni preferuar i Princ William

Princ William ka vendosur të kalojë disa ditë në vendin e quajtur Scilly së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre, Princ George, Princeshën Charl...

13:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI