Flash

Kë do të kthejë PD në parlament?

Lapsi.al 3 August 2020
Kë do të kthejë PD në parlament?
Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për garën e ardhshme elektorale, PD duket e vendosur për të mos replikuar gafën e Bashës në 2017. Ashtu sikurse e pati premtuar edhe vetë, ai nuk do të përsëriste më atë skenë, kur i dërgoi KQZ në mesnatë, në një letër të hartuar me shkrim dore në zyrën e tij, listën e atyre që supozohej që do të merrnin pushtetin, por që e gdhinë natën e fundit me ankthin e të qenit ose jo në atë zarf. Në fakt kështu po ndodh. Basha e ka hequr nga vetja këtë vendimarrje. Formalisht kandidatët e rinj propozohen nga baza. Më pas ata i përzgjedh Komisioni i Verifikimit, ku pothuajse të gjithë emrat, më tepër shquhen për integritet sesa për servilizëm ndaj kryetarit. Dhe së fundi kjo përzgjedhje finale i nënshtrohet garës një anëtar një votë nga militantët. Lexo me tej:

Përzgjedhja e deputetëve/ PD surprizon me komisionin e vlerësimit më shumë sesa me kandidatët

Ky pra është procesi që PD-ja po e trumbeton me të madhe si një risi që e ka konsultuar me aleatët e saj më besnikë në Gjermani, Britani dhe SHBA. Por ashtu sikurse thamë në fillim, demokratizimi i procesit nuk është një garanci për suksesin e produktit. Dhe këtë e vëren menjëherë sapo shikon emrat që kryesojnë listat e propozimeve nga baza. Ata janë po të njëjtit që ishin edhe në parlamentin e kaluar. Aty nuk ka asnjë surprizë. Aty nuk ka asgjë të ngjashme, qoftë me të rinjë e KOP-it, qoftë me rikthimin e kundërshtarëve që bëri Berisha në 2005-ën. Për përsëritjen e asaj fabule me impakt të padiskutueshëm politik, partia më e madhe në opozitë kishte dy rrugë. Ose hapja të bëhej nga një lider i fortë që shkon përtje vetvetes si Berisha i fillimviteve 2000, ose duke nisur një proces më afatgjatë për të demokratizuar partinë, për të dëgjuar zërat ndryshe, për tu hapur ndaj shtresave jo militante të shoqërisë, për të thurrur aleanca edhe me ata që nuk mendojnë njësoj si ty, por kanë të njëjtën qasje ndaj regjimit aktual. PD nuk bëri as njërën as tjetrën. Basha nuk përdori as diktatin personal dhe as hapjen demokratike. Partia mbeti e mbyllur brenda guackës së saj dhe në momentet deçisive, si në protestën studentore, në traun e rrugës së kombit, në maratonën e mbrojtjes të teatrit, nuk diti të bënte aleatë të rij. Madje shpesh u tregua armiqësore dhe me një xhelozi fëmijënore ndaj gjithë kundërshtarëve të Ramës, që nuk ishin njëkohësisht edhe adhurues të opozitës. Kjo paaftësi për të shkuar përtej i dha rezultatet e saj. Pasi asnjë forcë politike që nuk është e hapur ndaj shoqërisë, nuk mund të jetë mjaftueshëm demokratike brenda vetes. Dhe kjo e shpjegon edhe faktin se përse anëtarësia nominoi të nëjtët emra që katër vite më parë atyre ia kishte imponuar personalisht Lulzim Basha. Prandaj aty nuk pati asnjë çudi. Prandaj në media më shumë lajm bënë rikthimi i Rulit, Mustafajt apo Markut, sesa kandidaturat e mundëshme që ata duhet të kalojnë në sitë.

Kryesia e PD konfirmon 5 anëtarët që do përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

E megjithëatë, ky dështim, nuk është një tragjedi në raport me rezultatin e zgjedhjeve. Për të mposhtur një kalbësirë si Rama dhe tufën e karavidheve që e ndjekin nga pas, PD –ja nuk ka nevojë për një ekip më të mirë, por thjeshtë për të ruajtur votën. Sepse në çdo zgjedhje sadopak normale edhe kundërshtari më i dobët do ta shkatërronte këtë qevrsisje. Por ajo që nuk ka pse shqetëson PD, nuk është e mjaftueshme për të ngjallur shpresë tek shqiptarët. Në fund të historisë, janë ata që mbeten pa alternative. Në zgjedhjet e ardhshme ata do të kenë si mundësi, ose regjimin e Ramës, nëse arrin të bëjë kërdinë me vjedhjen e votës, ose një PD jo demokratike, të mbyllur në vetvete dhe të parinovuar. Sepse pavarësisht një procesi perendimor në formë, Basha nuk po ia del të çojë në parlamentin e ardhshëm, njërëz që përfaqësojnë realisht ndryshimin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në...

15:25

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht d...

14:53

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

14:40

Kë do ndëshkojë vota e 2021?

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kineasti dhe aktivisti i njohur amerikan, Michael Moore rreshtoi pesë arsye përse do të fitonte Trump dhe jo Clinto...

16:54

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të v...

16:34

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundes...

19:28

Rama, një fund plot frikë

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Ra...

18:22

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI