Flash

9 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit

Lapsi.al 3 August 2020
9 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para

Gjëja e fundit që bëni përpara se të shtriheni ka tendencën të ketë një ndikim  në gjendjen shpirtërore dhe energjinë tuaj ditën tjetër, si dhe  shpesh përcakton sa mirë dhe sa orë flini.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se suksesi i tyre fillon dhe mbaron me shëndetin e tyre mendor dhe fizik, i cili pothuajse varet nga të flejturit mjaftueshëm gjumë. Kjo është arsyeja përse rutina e gjumit është një ritual kyc prej shumë prej tyre. Ja kush janë 9 veprimet që bëjnë përpara se të flejnë.

1- Lexojnë

Ekspertët pajtohen me mendimin që leximi është gjëja e fundit që njerëzit e suksesshëm bëjnë para se të flenë.

Michael Kerr, një drejtues biznesi ndërkombëtar dhe autor i "Ju nuk mund të jeni serioz! , thotë se njeh shumë drejtues biznesi që pë rpara se të  flejnë  lexojnë madje shkojnë  aq larg sa e vendosin si një  "kusht" që duhet realizuar në axhendën e tyre. "Ata nuk lexojnë vetëm rreth biznesit ose libra frymëzues. Shumë njerëz të suksesshëm marrin informacione dhe  nga një larmi burimesh, duke besuar se kjo ndihmon në krijimin e krijimtarisë dhe pasionit më të madh në jetën e tyre."

2-Përgatitja e një liste

Pastrimi i mendjes për një gjumë të mirë gjatë natës është kritike për shumë njerëz të suksesshëm," thotë Kerr. "Shpesh ata do të marrin të gjithë kohën e nevojshme  për të shkruar një listë të gjërave që duhet të bëjnë ditën tjetër në mënyrë që mos ti mendojnë gjithë natës dhe të arrijnë të bëjnë një gjumë të qetë.

3-Kalojnë kohë me familjen

Michael Woodward,  psikolog, thotë se është e rëndësishme tëtë bisedoni me partnerin/partneren tuaj, të bisedoni me fëmijët tuaj ose të luani me qenin tuaj.

4- Reflektojnë

Kerr thotë se shumë njerëz të suksesshëm kërkojnë kohë para se të flejnë për të reflektuar, ose për të shkruar, tre gjëra për të cilat ata janë mirënjohës për atë që ndodhi atë ditë. "Mbajtja e një" ditar mirënjohjeje "gjithashtu u kujton njerëzve progresin që ata bënë atë ditë në çdo aspekt të jetës së tyre, e cila nga ana tjetër shërben si një mënyrë kryesore për të qëndruar të motivuar, veçanërisht kur kalon një periudhë sfiduese."

5-Meditojnë

Shumë njerëz të suksesshëm i përdorin 10 minutat para shtratit për të medituar. Dale Kurow, një trajner ekzekutiv me qendër në New York, thotë se është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qetësuar trupin dhe për të qetësuar mendjen.

6-Planifikojnë orën se kur do të flejnë

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin duke bërë që të flejnë pak orë.Njerëzit e sukseshëm e kanë prioritet gjumin kështu që gjithmonë shtrihen një orë përpara orarit të vendosur  që të flejnë mjaftueshëm.

7-Shkëputen totalisht nga puna

Gjëja e vetme që këta njerëz nuk bëjnë është të punojnë përpara se të shtrihen.Nuk kontrrollojnë e-imailet apo të merren me cështje që kanë lidhje me punën.

8- Mendojnë  pozitivisht

Është e lehtë të biesh në grackën e përsëritjes së situatave negative nga dita që do dëshironit ta kishit përballuar   ndryshe. Pavarësisht nga sa keq kaloi dita, njerëzit e suksesshëm zakonisht arrijnë të shmangin pesimimizmin apo  të folurit negativ, sepse ata e dinë se kjo do të krijojë vetëm më shumë stres.

9- Ata përfytyrojnë suksesin që do të kenë nesër

Shumë përpara se të flenë mendojnë për suksesin që mund të kenë nesër falë një projekti etj.

Të këshilluara

5 gabimet që bëjmë kur mbajmë dietë

Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Dieta duhet të jetë e balancuar  duke marr...

14:30

Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipa...

16:00

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës. Pastrimi ap...

18:05

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ...

16:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI