Flash

Gjykata liron bashkëshortin e Nicki Minaj

Lapsi.al 2 August 2020
Gjykata liron bashkëshortin e Nicki Minaj

Bashkëshortit të Nicki Minaj, Kenneth Petty i është dhënë leje nga gjykata për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tyre, pasi një gjyqtar uli kufizimet e udhëtimit, ndërkohë që ai pret vendimin që do të merret për të, në përfundim të gjyqit.

Ky lirim paraprak, do ta lejojë atë të udhëtojë me Nicki-n si menaxheri i saj.Reperja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Kenneth Petty, muzikantin 42-vjeçar, me të cilin u martua vitin e kaluar.Sidoqoftë, Nicki Minaj po e përballon e vetme të gjithë shtatzëninë, pasi Kenneth është arrestuar që prej muajit mars, pasi nuk u regjistrua si “sex offender” në Kaliforni, ku ai do të banonte me gruan e tij.Sipas ligjit, shkelësve u kërkohet që të azhornojnë regjistrimin në “çdo juridiksion ku ata banojnë, janë të punësuar ose ndjekin shkollën.” Nëse regjistrimi nuk bëhet i plotë apo siç duhet, kjo konsiderohet shkelje dhe mund të rezultojë në gjobë dhe dënim me burg, për maksimumi 10 vite.Ai u lirua nga burgu duke paguar një shumë prej $100.000 dhe me rregulla të rrepta se ku mund dhe nuk mund të udhëtonte. Me daljen e tij, ka edhe disa kushte, si moslejimi i përdorimit të susbtancave të paligjshme dhe mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.Kenneth u dënua për përdhunim të shkallës së parë në vitin 1995, për të cilën duhej të regjistrohej si “sex offender” në Kaliforni, gjë të cilën ai nuk e bëri.Vitin e kaluar, Nicki tronditi ndjekësit duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika, për të filluar një familje. Ajo tha: “ Kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time. Ju dua shumë përsëri dhe ju e dini.”Sidoqoftë, reperja e tërhoqi shpejt deklaratën, pasi i tha një fansi se “është ende këtu”.

Të këshilluara

Përse Joga ju ndihmon të humbni peshë

Nuk është sekret që joga ka të mira për shëndetin: muskuj më të fuqishëm, fleksibilitet, humor më i mirë, më pak dhembje kyçesh etj. Por disa studime thonë q...

17:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI